Kryesore

Parashikimi i motit, 24 korrik 2021


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 07:56 - 24/07/21 |
Opi Nion

Masat ajrore të qëndrueshme do të diktojnë kushtet e motit në vendin tonë. Për pasojë kthjellimet do të jenë dominuese deri në mesditë kur vranësirat shfaqen nëpër territor ndërsa ndonjë shi i papërfillshëm pritet në skajin verior. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të largojnë vranësirat nga republika e Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes po ashtu edhe në mesditë duke  u luhatur nga 15°C mëngjesi deri në 37°C mesdita.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim deri në 3 ballë./ Opinion.al

Pas