Kryesore

Parashikimi i motit, 15 Janar


               Publikuar në : 08:05 - 15/01/20 |
el ida

Sipas MeteoAlb, kushtet e qëndrueshme dhe moti i kthjellët mbeten prezent në vendin tonë, ku gjatë paradites vranësirat e lehta do të jenë të spostuara në zonat malore. Por gjatë pjesës së dytë të ditës, vranësirat kalimtare do të shfaqen dhe në zonën e ulët të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen në mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës me -2°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 15°C.

Era do të fryjë mesatare në det me shpejtësi 35-40 km/h nga drejtimi Verior-Verilindor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë./Opinion.al

Pas