Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare nga orët e mesditës përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë e lehtë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s ndërsa me dallgëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët i forcës 1-2 ballë.