Paraditja mbetet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Por mesdita dhe pasditja sjellin reshje dëbore në gjithë zonën malore, ndërsa shira të pakët do kenë zonat bregdetare.
Sipas MeteoAlb, orët e natës rikthejnë motin e qëndrueshëm në vend. Temperaturat e ajrit ulen sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C në 8°C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 50 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në det dallgëzim mbi 4 ballë./ Opinion.al