Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

‘Parandjenja e Xhafës për fatin e tij politik’

2018/10/27 at 3:58 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 5 min
A A
Xhafaj: Kush do të rikthehet në polici duhet të kalojë vettingun

Fatmir Xhafaj sapo vuri këmbën në pragun e Ministrisë së Brendshme u sulmua nga opozita, duke kërkuar me ngulm largimin e tij për shkak se kishte punuar në organet e rendit dhe sigurisë në kohën e diktaturës, sulme këto që nuk u ndalen por arriten kulmin me akuzat për vëllanë e dënuar në Itali.


Një figurë e lartë politike në Partinë Socialiste, Xhafaj dha dorëheqjen si ministër i Brendshëm, pikërisht në momentin ku me operacionin e ndërmarrë “Forca e Ligjit’ u arrestuan nga policia disa anëtarë të bandave më të fuqishme të vendit që ishin përfshirë në trafiqet ndërkombëtare të drogës.

Sipas policisë, në rrejtën e këtij operacioni deri tani u kapën 300 persona e në mes të tyre dy deputetët ish-socialistë: Arben Çuko dhe Arben Ndoka.

Largimi i sotëm i tij, është interpretuar në forma të ndryshme nga mediat në vend, pasi që prej muajit maj të këtij viti opozita e kërkonte me ngulm një gjë të tillë, veçanërisht pas publikimit të audiopërgjimit mes dëshmitarit X dhe Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm.

Në audio-përgjimin në fjalë, mes dy personazheve, flitej për trafikim të lëndëve narkotike në qytetin e Vlorës. Siç edhe mund të pritej, pas publikimit të këtij materiali, politika shqiptare në të dy kampet u shfaq e trazuar, duke nxitur opozitën të nisë një betejë tjetër për largimin e ministrit të Brendshëm.

PD nga ana e saj kërkonte largimin e menjëhershëm, ndërsa kryeministri Edi Rama ndërmori betejën e re për ta mbrojtur ministrin Xhafaj.

Akuzave të opozitës ai iu kundërpërgjigj se personalisht i kishte kërkuar partnerëve ndërkombëtare që të bënte ekspertizën dhe se rezultoi se audiopërgjimi i dalë nga selia e PD-së ishte një montim.

Rama asaj kohe do të deklaronte se nëse Xhafaj do të ishte e implikuar do të reagonin ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së, duke shtuar më pas se ministri ka mbështetjen e ndërkombëtarëve. Por, ambasadori i SHBA-së, Donald Lu reagoi duke i kërkuar kryeministri Edi Rama që të mos flasë në emër të tij. “Kryeministri duhet të flasë në emrin e tij dhe ne do të flasim në emrin tonë. Ne jemi duke i shqyrtuar pretendimet që janë ngritur në lidhje me vëllain e Ministrit Xhafaj”, – do të deklaronte Lu më 12 maj.

Për 5 muaj më radhë opozita kërkonte në mënyrë permanente dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, duke e akuzuar në lidhje me audiopërgjimin me dëshmitarin “X” që rezultoi se ishte Albert Veliu i njohur me pseudonimin “Babalja”. Një tjetër akuzë e opozitës ishte fshehja e dënimit në Itali të Agron Xhafaj, si dhe ndryshimi i ligjit të Amnistisë nga ana e Xhafajt si kryekomisioner i Ligjeve në favor të vëllait të tij.

Akuza këto që u rrëzuan nga ministri.

“Duket e thjeshtë, por akoma unë nuk kam mundur të kuptoj se cili është problemi i personalitetit tim si njeri dhe si zyrtar në lidhje me çfarë bën, apo akoma më shumë se çfarë ka bërë para 15 vitesh im vëlla. Ndërkohë që nuk kam se si të kuptoj çfarë kërkohet sot tjetër përveç baltosjes sime, nëse në raport me këtë çështje as kam pasur e as kam asnjë lloj pushteti për të ndikuar në çfarëdolloj forme mbi të. Kjo është një çështje e zhvilluar në Itali, në kohën kur këta që sot e rizbuluan ishin në pushtet, dhe asnjëherë në asnjë rast, as qeveria e tyre, as Qeveria tjetër më pas dhe as kjo Qeveri nuk janë kontaktuar as shkresërisht, as informalisht nga autoritetet e një vendi tjetër për të kërkuar çfarëdo qoftë për këtë çështje”, do të deklaronte Xhafaj në konferencën e dhënë më 9 maj.

Ndërsa Agron Xhafaj do të udhëtonte drejt Italisë për t’iu dorëzuar autoriteteve për kryerjen e dënimit të mbetur.

Ndërsa Prokuroria ka nisur hetimet, duke thirrur veç dëshmitarët e videos “Babalja”, si dhe personat që kanë lidhje me cështjen si Fredi Alizoti, por edhe deputetin e PD-së, Ervin Salianji, personi që publikoi i pari audiopërgjimin, tashmë person nën hetim nga organi i Akuzës.

Parandjenja Xhafës për fatin e tij politik?

“Prisni të reja, qëndroni pranë Ardit dhe Gentit (zëdhënësat e Ministrisë), sepse kur ka bashkëpunim ka dhe rezultate”.

Kështu do të deklaronte Xhafaj një javë më parë gjatë një konference të dhënë me kreun e Policisë Federale të Gjermanisë, duke i kërkuar gazetarëve të ndjekin me vëmendje zhvillimet nga Policia dhe Ministria e Brendshme, pasi do të kishte zhvillime interesante.

Me sa duket, këto zhvillime interesante duket se nuk kishin lidhje vetëm me goditjen e bandave, si Bajrat, Avdylajt dhe arrestimin e ish-deputetëve socialistë Arben Ndoka dhe Arben Çuko, por edhe me vetë ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Reagimet e opozitës

Partia Demokratike e cilësoi një fitore të saj këtë largim, e finalizuar sipas demokratëve pas një beteje 5- mujore.

Kreu i PD, Lulzim Basha shprehet se kjo betejë nuk do të ndalet nga ana e opozitës, duke shtuar se Xhafaj ishte i vetmi ministër i Brendshëm që kishte vëllanë si trafikant droge.

“Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të Brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën e opozitës për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë. Largimi i Fatmir Xhafës, të vetmit ministër të brendshëm në Europë me vëllain trafikant droge, është një hap i rëndësishëm në betejën e opozitës për të pastruar politikën nga krimi. Me Fatmir Xhafën krimi vuri nën kontroll të plotë policinë dhe prokurorinë”, shkruan Basha në Tëitter.

Por ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se kjo lëvizje e ndërmarrë nga ana e Ramës është një skemë për të zhvendosur vëmendjen nga çështja “Dako”, ku opozita kërkon arrestimin e tij për përgjimet në çështjen Avdyli, ku kryebashkiaku i Durrësit ka folur me anëtarët e bandës të Shijakut.

“Edvini, kreu i meduzës, mafies shtetërore më të rrezikshme të Europës, shiti Xhafën për të shpëtuar Gjushin dhe lekuren e tij! Të dashur miq, pas një beteje të furishme, opozita shqiptare ia doli t’i japë një goditje të merituar familjes mafioze Xhafaj, Agron/Geroni në burg dhe aty e ka vendin Fatzi Xhafa, njeriu që futi në polici të gjitha metodat e punës të mafies së policisë sekrete hoxhiste për të mbrojtur lëkurën dhe karrigen e tij. Në një aspekt opozita ia doli. Por shtylla kryesore e botës së mafies, krimit të organizuar, korrupsionit, kreu i meduzës në Shqipëri ështe Edvin Kristaq Rama, i cili në një moment kritik për veten e tij sakrifikoi Xhafën për Gjushin dhe vendosi në krye të ministrisë një vasal të tij. Kakistokracia e Shqipërisë është në agoni. Asgjë, asnjë vasal as dhe paterice nuk shpëton Noriegën nga verdikti i afërt i revoltës popullore”, shkruan Berisha në Facebook.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

“Kryeministri të largohet dhe Prokuroria të hapë hetimin nga i cili ai nuk shpëton dot. Kryeministri, që ka kryer hetime paralele dhe për qëllime politike ka mashtruar botërisht për audiopërgjimin e vëllait të ish ministrit të Brendshem, sikur kishte kryer vetë një ekspertizë duhet të largohet menjëherë nga detyra për të mos penguar dhe hapur rrugë hetimit të plote, të një shpërdorimi pushteti të paprecedente në historinë e pluralizmit. Prokuroria i është fshehur detyrës dhe aq më e rëndë është që e ka shpërdoruar atë duke mbyllur hetimin ndaj kryeministrit të paditur. Ankimimi i bërë nga opozita është një shans i madh për prokurorinë për të treguar se ajo respekton ligjin dhe jo banditët me pushtet, si dhe qe nuk është pale në një manipulim shtetëror të përmasave shumë të mëdha”, reagoi Vasili.

 

Etiketa: largimiopozitaxhafaj


Ju sugjerojmë

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA
Kryesore

Berisha: Heqja e sanksioneve ndaj meje në përputhje të plotë me ligjet e SHBA

12 Qershor, 2026 1:35 pm
GJKKO liron nga burgu Redi Mollën
Kronikë

SPAK sekuestron mbi 128 mln euro të noteres për shitblerje tokash në Zvërnec

12 Qershor, 2026 12:51 pm
Sot konkursi për Drejtorin e Policisë së Shtetit, 14 kandidatët në garë
Kronikë

Tentohet të vidhet banka në Shkozë, autori kapet nga policia

12 Qershor, 2026 9:53 am
Protesta/ Berisha: Kundërshtari nuk do e mësojë online skenarin tonë
Kryesore

Iu hoq non-grata nga SHBA, Berisha falënderon administratën Trump

12 Qershor, 2026 9:24 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

12 Qershor, 2026 8:05 am
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”
Politikë

Protestat, Këlliçi-PS: Slogani i ri, do jetë “Rama në burg, Berisha në Uashington”

11 Qershor, 2026 1:40 pm
Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë
Politikë

Protesta e qytetarëve, Balla: Ishte e gjithë PD-ja në protestë

11 Qershor, 2026 12:23 pm
Berisha: Diella, një avatar bosh pa asnjë qelizë të urtësisë artificiale
Kryesore

Berisha pas heqjes së Non-Grata nga SHBA: Unë erdha, u krye

11 Qershor, 2026 11:01 am
Berisha: Ndërhyrje te pensionet dhe rrogat e ulëta kur PD të rikthehet në qeveri
Kryesore

SHBA i heq “non grata” Sali Berishës

11 Qershor, 2026 10:39 am
Para
Studimi/ Personat më të bukur janë të djathtë

Më thuaj si i mban duart kapur me partnerin,të tregoj si është lidhja juaj

Gazetari tregon se Tahiri do flasë për miqtë dhe armiqtë në konferencë

Saimir Tahiri rikthen 'Zërin e Popullit'

Masakra e Matit, autori: S’jam penduar, më turpëruan para fshatit

Masakra në Mat/ Autori tenton vetëvrasjen në qeli, ngjarja u mbajt sekret
















TE FUNDIT

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje

Këshilli i Evropës kritikon Belgjikën për mbipopullimin në burgje
12 Qershor, 2026

Këshilli i Evropës i ka bërë thirrje Belgjikës të ndërmarrë masa urgjente për të zgjidhur problemin e mbipopullimit në burgje, duke...

Lexo më shumë

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari

U kap i armatosur duke ruajtur parcelën me 300 rrënjë kanabis, arrestohet 43-vjeçari
12 Qershor, 2026

Një 43-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e Policisë së Dibrës, pasi u kap në flagrancë duke ruajtur i...

Lexo më shumë

BE-ja me rregulla të reja për emigracionin, çfarë ndryshon për azilkërkuesit

Tarifat doganore, BE: SHBA-të duhet të respektojnë marrëveshjen
12 Qershor, 2026

Pas viteve të tëra negociatash, bllokimesh politike dhe përpjekjesh të dështuara, Bashkimi Evropian ka nisur këtë të premte zbatimin e...

Lexo më shumë

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi

Deri në 100 mijë dollarë/ FIFA shpërblen arbitrat, bonuse për ndeshjet me rëndësi
12 Qershor, 2026

Kupa e Botës 2026 pritet të vendosë një tjetër rekord, këtë herë sa i përket pagesave për gjyqtarët e turneut....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}