Bota

Paralajmërimi i Turqisë: Greqia do ketë pasoja të rënda nëse zgjeron kufijtë detarë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:56 - 04/01/23 |
Opi Nion

Zëdhënësi i presidentit turk, Ibrahim Kalin, ka lëshuar kërcënime të reja ndaj Greqisë, raportojnë mediat greke. Ai ka deklaruar se në rast të zgjerimit të ujërave territoriale të Greqisë, edhe në Kretë, do të ketë pasoja të rënda.

“Ne do të rezistojmë ashpër, nuk do ta pranojmë”, tha Kalin.

I pyetur nga gazetarët se cila do të ishte përgjigja e Turqisë nëse Greqia zgjeronte ujërat e saj territoriale në Kretë, Kalin u përgjigj: “Çdo zgjatim prej më shumë se 6 miljesh, jo më 12 miljesh, do të përballet me kundërshtime dhe rezistencë të ashpër nga Turqia.

Ta bëjmë të qartë. 12 milje jo e jo, por nuk mund të pranohet as 6, 7, 8 dhe 9 milje. Dhe kjo do të ketë pasoja të rënda për Greqinë. Ne presim dhe shpresojmë që ata të mos përdorin rrugë të tilla. Nëse ndërmarrin hapa në këtë drejtim nuk do t’i lëmë kurrë pa përgjigje”, tha ai.

Pas