Kronikë

Abuzuan me tenderin 7 mln lekë, Apeli lë në burg 6 ish-zyrtarët



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:34 - 04/01/23 |
Opi Nion

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar të akuzuarit për abuzimin me tenderin 7 milionë Lekë, për shkeljen e barazisë në tendera në Bashkinë Durrës.

6 ish-zyrtarët e Bashkisë së Durrësit kishin blerë autoshkallë zjarrfikëse që nuk funksiononte.

Me vendimin të formës së prerë, për shpërdorim detyre, për shkelje të barazisë në tendera dhe falsifikim te vulave u dënuan me nga deri në 10 muaj burgim gjashtë zyrtarë të bashkisë së Durrësit, si dhe përfaqësuesit e firmave pjesëmarrëse në tenderin për zjarrfikëset.

Dy kompanitë e përfshira ndalohen për dy vite për të marrë pjesë në tenderat publike, si dhe u gjobitën me nga 600 mijë Lekë.

Tenderi me fond limit 7 milionë lekë u dha për blerjen e një autoshkalle për zjarrfikësen e Durrësit, por që pas blerjes rezultoi jashtë funksionit. SPAK ngriti akuza për manipulim të garës së tenderit në periudhën Maj-qershor 2020.

Pas