Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Para, ushqim dhe lopë, metodat e shteteve në këmbim të vaksinimit

2021/08/10 at 9:44 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Studimi/Dy doza Pfizer ose AstraZeneca, janë efektive ndaj variantit Delta

Kafeneja “Bike Friendly Café” në Prishtinë, po ofron një birrë falas për ata që tregojnë dëshmi të vaksinimit kundër koronavirusit.


Shoqata e Gastronomëve të Kosovës po ashtu ka bërë publike iniciativën “Sigurohu, Vaksinohu”, dhe pjesëtarët e saj po nominojnë njëri-tjetrin për t’u imunizuar kundër COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Sektori i gastronomisë në Kosovë ka paralajmëruar se shumë shpejt do të mund të hyjnë në fuqi masat e reja për luftim të pandemisë.

Në to përfshihet edhe dëshmia e vaksinimit nga data 20 gusht, për një mori aktivitetesh.

Ministria e Shëndetësisë i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ende nuk ka vendim për ndonjë masë të tillë, ndonëse Arben Vitia, i cili drejton këtë ministri, ka thënë më 6 gusht se autoritetet janë duke shqyrtuar masa të reja.

Aktualisht kjo Ministri ka prezantuar një video-material me moton “Vaksinohu, Delta po vjen!”, përmes së cilës u bën thirrje të gjithë personave mbi moshën 18-vjeçare që të marrin vaksinën kundër koronavirusit.

Kosova është ndër vendet me shkallën më të ulët në vaksinimit në rajon, ani pse autoritetet kanë thënë se ka vaksina të mjaftueshme për të gjithë të rriturit.

Qytetarët e Kosovës mund të zgjedhin mes vaksinave të prodhuesve Pfizer/BioNTech dhe AstraZeneca për t’u imunizuar kundër COVID-19.

Ndërkohë që varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet si në Kosovë, ashtu edhe në pjesën më të madhe të botës, qeveritë kanë prezantuar masa të ndryshme për të nxitur vaksinimin.

Disa janë kritikuar dhe kanë nxitur protesta, tjerat duket se kanë funksionuar dhe kanë rritur lakoren e vaksinimit.

Vendet si Franca dhe Italia e kanë bërë të detyrueshëm dëshminë për vaksinim apo test negativ për koronavirus, për të pasur qasje në një mori aktivitetesh.

Pakistani ka qenë edhe më i rreptë. Dhjetëra mijëra persona janë nisur drejt qendrave të vaksinimit më 5 gusht, pasi zyrtarët kanë bërë të ditura ndëshkimet për të pavaksinuarit, përfshirë bllokim të numrave të telefonit, ndalesë për hyrje në zyre, restorante, qendra tregtare dhe mjete transporti.

Nga 25 euro e deri në lotari milionëshe

Serbia besohet se ka qenë vendi i parë që ka ofruar para të gatshme për vaksinim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i ka ofruar nga 25 euro secilit qytetar që ka marrë të paktën një dozë të vaksinës deri në fund të muajit maj.

Para të gatshme ka propozuar edhe presidenti amerikan, Joe Biden.

Ai u ka bërë thirrje shteteve amerikane që të ofrojnë 100 dollarë për personat që sapo janë vaksinuar. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria federale do të rimbursojë të gjitha bizneset e vogla dhe ato të mesme që ofrojnë ditë pushimi në mënyrë që punëtorët të vaksinohen.

Në Detroit është raportuar se është duke u ofruar pagesë prej 50 dollarësh për ngasësin e një makine që e dërgon dikë për vaksinim.

Lotaritë janë bërë po ashtu të popullarizuara. Në shtetin e Ohajos, të rriturve që kanë marrë një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, u është ofruar mundësia që të jenë pjesë e lojës shpërblyese për të fituar një milion dollarë.

Kanadaja është duke përdorur po ashtu nismën e lotarisë, me shpërblime deri në një milion dollarë, derisa Letonia dhe Polonia janë duke shpresuar njëjë se paratë e gatshme do t’i motivojnë njerëzit për t’u vaksinuar.

E në Hong Kong çmimi kryesor është një apartament. Dhe kjo është vetëm një nga nismat e kompanive private në këtë vend, pasi Qeveria e Hong Kongut u ka kërkuar që t’i inkurajojnë njerëzit për t’u vaksinuar.

Pak hezitim, pak para

Në Suedi nuk ka shumë hezitim për vaksina, andaj edhe shuma e parave të gatshme nuk është shumë e lartë. Oferta prej 10 eurove në këmbim të vaksinimit, nuk është se ua ndryshon jetën suedezëve. Mirëpo Erik Wengström nga Universiteti Lund, që ka krijuar këtë skemë, ka thënë për të përditshmen amerikane Politco se edhe kjo shumë ka efektin e vet.

“Njerëzit mund të kenë synim vaksinimin, mirëpo gjithmonë iu del gjithmonë gjatë ditës. Kështu që një shtytje e vogël mund të ndihmojë”, ka thënë ai.

Nga bileta në kinema e deri te lopët e gjalla – falas

Në Mal të Zi, të gjithë qytetarët mbi 50 vjeç, që kanë marrë vaksinën kundër koronavirusit në muajin korrik, kanë fituar kupon turistik në vlerë të 50 eurove. Kuponët mund të shfrytëzohen në hotelet në Ulqin, Budvë si dhe në Institutin “Dr. Simo Millosheviq”, ka njoftuar Ministria e Zhvillimit Ekonomik në këtë shtet.

Greqia është duke ofruar po ashtu kuponë për të rinjtë e moshave 18-25 vjeç, pasi të marrin dozën e parë të vaksinës. Ata do të mund të shfrytëzojnë këta kuponë për të udhëtuar, për të qëndruar nëpër hotele, për të marrë pjesë në koncerte, për të shkuar në kinema, dhe aktivitetet tjera kulturore.

Në Mbretëri të Bashkuar, ministrat janë duke shqyrtuar mundësitë e ofrimit të udhëtimeve falas për të vaksinuarit e moshës së re me kompanitë Uber dhe Bolt, bileta për kinema dhe ushqim të shpejtë falas. Qeveria britanike po ashtu ka bërë të ditur se po shqyrton mundësinë që t’ua pamundësojë të pavaksinuarve hyrjen nëpër klube të natës për disa javë.

Rrjeti amerikan CNN ka raportuar se një distrikt në Tajlandë ka nisur një fushatë që u mundëson personave të vaksinuar që të fitojnë një lopë të gjallë në javë deri në fund të vitit.

Pas prezantimit të kësaj fushate, numri i të interesuarve për vaksina është rritur nga qindra në mijëra, ka thënë për Reuters shefi i rajonit Mae Chaem në Tajlandë, Boonlue Thamtharanurak.

“Fshatarët i duan lopët. Lopët mund të shiten për para të gatshme”.

Shënjestra te veshi dhe stomaku

Në Gjermani, zyrtarët janë duke ofruar salsiçe falas në qytetin Sonenberg, ndërsa në Berlin janë duke u angazhuar profesionistë të muzikës (DJ) për të argëtuar njerëzit derisa vaksinohen.

“Berlin mund të vaksinojë, Berlini mund të organizojë festë – po bëjmë të dyja bashkë”, ka thënë Dilek Kalayci, ministre e Shëndetësisë, sipas të përditshmes lokale, Berlin.de.

Ende nuk janë bërë hulumtime rreth asaj se sa efektive janë nismat për rritje të numrit të të vaksinuarve kundër COVID-19, mirëpo kërkimet për vaksinat tjera, kanë treguar se ofrimi i mjeteve financiare rrit numrin e personave të imunizuar për një sëmundje të caktuar.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë deri më 9 gusht, numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave ka shkuar në 169,687 ndërsa shifra totale e vaksinave të dhëna është 498,858./REL

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Etiketa: covid-19vaksnimi


Ju sugjerojmë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
Aktualitet

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

27 Qershor, 2026 10:37 pm
Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
Kryesore

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

27 Qershor, 2026 10:19 pm
Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
Bota

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

27 Qershor, 2026 8:36 pm
Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
Aktualitet

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

27 Qershor, 2026 8:12 pm
Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”
Sport

Autogoli është kryefjala e këtij Botërori, barazohet rekordi i “Rusi 2018”

27 Qershor, 2026 7:37 pm
Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956
Bota

Në Bolzano të Italisë regjistrohet nata më e nxehtë e qershorit që nga viti 1956

27 Qershor, 2026 5:22 pm
Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër
Bota

Valë ekstreme të nxehtit në Gjermani, Austri dhe Zvicër

27 Qershor, 2026 4:22 pm
Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës
Aktualitet

Përjashtohet nga Policia Gentian Berberi, ish-drejtori i Policisë së Shkodrës

27 Qershor, 2026 4:18 pm
Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase
Bota

Moska shpall emergjencën pas sulmeve ajrore të vazhdueshme ukrainase

27 Qershor, 2026 2:40 pm
VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji
Bota

VIDEO/ Deputetët e opozitës dhe mazhorancës sherr me grushte në Gjeorgji

27 Qershor, 2026 2:18 pm
Para
Qëlloi me armë zjarri duke lëvizur me makinë, policia në kërkim të autorit

Qëlloi me armë zjarri duke lëvizur me makinë, policia në kërkim të autorit

Ambasada e SHBA: Mbështesim një shërbim të fortë e të pavarur nga SHÇBA

Ambasada e SHBA: Mbështesim një shërbim të fortë e të pavarur nga SHÇBA

VIDEO/Sezoni turistik, bllokohet qarkullimi në segmentin Lezhë-Milot

VIDEO/Sezoni turistik, bllokohet qarkullimi në segmentin Lezhë-Milot
















TE FUNDIT

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë

“Bashkohuni me ne”, protestuesit marshojnë në rrugët e Tiranë
27 Qershor, 2026

Pas përfundimit të një serie fjalimesh në ditën e 28-të para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin e tyre të organizuar....

Lexo më shumë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë

Vuçiç njofton dorëheqjen: Jam President edhe për disa javë
27 Qershor, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nën presion pas muajsh protestash antiqeveritare, tha të shtunën se do të japë dorëheqjen brenda...

Lexo më shumë

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh

Ukraina godet fabrikën e armatimit në Rusi, Moska lëshon breshëri dronësh
27 Qershor, 2026

Ukraina njoftoi të shtunën se e ka kryer një sulm me rreze të gjatë veprimi gjatë natës ndaj një ndërtese...

Lexo më shumë

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve

Dita e 28-të, nis protesta e qytetarëve
27 Qershor, 2026

Në ditën e 28-të të protestës qytetarët janë grumbulluar në sheshin “Skënderbej”, si çdo ditë. Me pankarta në duar për...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}