Rajoni

Papa Françesku do të vizitojë Maqedoninë e Veriut


               Publikuar në : 14:31 - 25/04/19 |
el ida

Papa Françesku do të vizitojë për herë të parë Maqedoninë e Veriut, më 7 maj.

Kryeministri Zoran Zaev, tha se kjo vizitë e tij tregon afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin e tyre.

“Papa Françesku zgjodhi të vizitojë kishën katolike dhe popullin e Maqedonisë së Veriut dhe në këtë mënyrë të tregojë afërsinë e tij personale dhe simpatitë e forta të Vatikanit për vendin tonë. Ardhja e tij në qytetin e lindjes së Nënës Terezës, e cila u shndërrua në vetëdijen morale të botës, ka një simbolikë dhe mesazh për pajtim dhe solidaritet”, tha Zaev.

Qeveria e Shkupit po përgatitet në detaje për këtë zhvillim të rëndësishëm duke organizuar 15 mijë vende në sheshin e Shkupit, ku kreu i Kishës Katolike do të mbajë meshën e shenjtë, ndërsa kanë ndërmarrë masa të mëdha sigurie.

Organizatorët iu bënë thirrje të gjithë besimtarëve nga vendet fqinje që të udhëtojnë për në Shkup e të bëhen pjesë e vizitës së Papa Françeskut, ndërkaq mediat kanë treguar interes tepër të lartë për këtë ngjarje, pasi rreth 400 gazetarë kanë kërkuar të akreditohen, prej të cilëve 200 janë të huaj./Opinion.al

Pas