Bota

Panik në Kiev/Banorët largohen nga kryeqyteti, disa strehohen në metro



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:19 - 24/02/22 |
Opi Nion

Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka shkaktuar panik te banorët e Kievit, të cilët kanë zgjedhur të largohen ose të strehohen në stacionet e metrosë.

Në kryeqytetin ukrainas Kiev, stacionet e metrosë janë shndërruar në bunkerë të improvizuar. Dëshmitarët në qytet i thanë CNN se stacionet janë plot me njerëz që mbanin furnizime ushqimore me vete dhe ishin organizuar në grupe.

Stacionet janë plot — por jo trenat, të cilët ende funksionojnë pa probleme.

Ndërsa të tjerë kanë bllokuar autostradat në tentativë për të shkuar drejt perëndimit.

“I gjithë ai trafik po shkon në një drejtim … duke ecur me shpejtësi sa të munden në perëndim drejt zonave më të sigurta, ndoshta drejt Polonisë, e cila është katër ose pesë orë me makinë nga Kievi”,-kanë thënë qyetarët për CNN./Opinion.al

Pas