Aktualitet

Këshilli i Sigurimit/Ambasadori Hoxha në OKB: Mbështesim sovranitetin e Ukrainës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 09:30 - 24/02/22 |
Opi Nion

Këshilli i Sigurimit në Kombet e Bashkuara ka zhvilluar një mbledhje lidhur me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Gjatë kësaj mbledhje ka mbajtur fjalën edhe ambasadori i Shqipërisë në OKB, Ferit Hoxha, i cili ka dënuar sulmin rus ndaj Ukrainës.

Vetë ambasadori ka bërë publike fjalën e tij, përmes një video në rrjetet sociale.

Hoxha ka deklaruar se Rusia po dënon brutalisht fqinjët e saj, ndërsa shtoi se Shqipëria mbështet sovranitetin e Ukrainës.

“Shqipëria dënoi agresionin e paprovokuar të Ukrainës. Rusia po sulmon brutalisht fqinjin e saj të cilit dëshiron t’i mohojë ekzistencën, lirinë, tokën dhe dinjitetin. Shqipëria bëri thirrje OKB -së për të mbështetur sovranitetin e Ukrainës dhe integritetin territorial të saj”,-ka thënë Hoxha./Opinion.al

Pas