Bota

Pandemia/ Universiteti i Kembrixhit merr vendimin e rëndësishëm


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:31 - 20/05/20 |
el ida

Universiteti i Kembrixhit, një nga më prestigjozët në botë, njoftoi se nuk do të zhvillojë mësim në ambientet e tij në vitin e ardhshëm akademik për shkak të pandemisë me koronavirusin.

Megjithatë, mësimet do të zhvillohet online për studentët, deri në një moment kur mësimet nëpër salla të mundësohen vetëm për grupe të vogla studentësh, duke zbatuar kërkesat për distancim fizik.

Kampuset universitare janë mbyllur këtë vit, për shkak të shpërthimit të pandemisë, ndërsa zyrtarë të Universitetit kanë thënë se do të rishqyrtojnë këtë vendim nëse ndryshon udhëzimi për distancim fizik.

Aktualisht të gjitha mësimet janë duke u zhvilluar online, ndërsa provimet janë duke u kryer po ashtu në mënyrë virtuale./Opinion.al

Pas