Kryesore

Pandemia në Kosovë/ Shënohen 279 raste të reja dhe 4 viktima


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:19 - 12/01/21 |
Doriana Çepunaj

Autoritetet Shëndetësore në Kosovë bëjnë me dije se janë konfirmuar 279 raste të reja me COVID-19 nga 1.751 teste të kryera në 24 orët e fundit.

Ndërkohë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike njofton se kanë humbur jetën 4 persona nga COVID-19.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Dragash 1 rast (57 vjeç), Gjilan 1 rast (53 vjeç), Mitrovicë 1 rast (75 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç).

Kosova ka konfirmuar në total prej filimit të pandemisë 54.261 raste me koronavirus dhe 1.387 viktima. Të shëruar janë 47.079 pacientë, prej tyre 431 në 24 orët e fundit. Aktualisht rastet aktive në Kosovë janë 5.795./ Opinion.al

Pas