Rajoni

Pandemia në Kosovë, një viktimë dhe 71 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:10 - 15/09/20 |
el ida

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të martën se 1 person ka humbur jetën nga koronavirusi.

Po ashtu, sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  71 raste të reja me Covid-19.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 199 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,378.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14,763 persona, nga të cilët 601 nuk e kanë mposhtur dot virusin./Opinion.al

Pas