Rajoni

Pandemia në Kosovë, 3 viktima dhe 76 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:08 - 16/09/20 |
Al Do

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) njoftoi të martën se 3 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi.

Po ashtu, sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar  76 raste të reja me Covid-19.

Në raportin e IKSHPK-së thuhet se edhe 165 pacientë janë shëruar, ndërkaq numri i rasteve aktive është 2,286.

Që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, në muajin mars, në Kosovë janë infektuar gjithsej 14.839 persona, nga të cilët 604 nuk e kanë mposhtur dot virusin./Opinion.al

Pas