Aktualitet

3 viktima nga koronavirusi në Shqipëri, rriten rastet e reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:01 - 16/09/20 |
Al Do

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar 144 raste të reja të infektimeve nga Covid 19 dhe janë kryer 824 testime.

Rastet ditore të identifikuara si rezultat i gjurmimit, testimit dhe hetimit epidemiologjik janë si vijon :

55 raste në Tiranë, 15 në Fier, 10 në Elbasan, 9 në Vlorë, nga 7 raste në Durrës, Kurbin, Divjakë, Gramsh, 6 në Korçë, 5 në Lushnje, nga 3 raste në Shkodër, Pogradec, Delvinë, nga 2 raste në Krujë, Përmet, nga 1 rast në Kavajë, Berat, Gjirokastër.

Ndërkohë ministria njoftoi se, në 24 orët e fundit, e kanë humbur betejën me COVID19 një 57 vjeçar nga Lushnja dhe një 74 vjeçar dhe një 83 vjeçar nga Tirana.

Numri total i viktimave që në nisje të pandemise, ka arritur në 341.

COVID-19 – Statistika (16 Shtator 2020)

Testime totale                   76400

Raste pozitive                    11816

Raste të shëruara             6733

Raste Aktive                        4740

Humbje jete 343 (Qarku Tiranë 165, Durrës 45, Shkodër 39, Elbasan 21, Fier 18, Korçë 15, Lezhë 13, Kukës 8, Dibër 7, Vlorë 6, Gjirokastër 4, Berat 2). / Opinion.al

Pas