Politikë

Ish-deputetja e LSI: Të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:09 - 16/09/20 |
Opi Nion

Partitë politike kanë nisur organizimet e para për zgjedhjet e ardhshme të cilat do të mbahen në 2021.

Ditën e sotme ish-deputetja e LSI, Klajda Gjosha zhvilloi një takim me qytetarë të njësisë 7 në Tiranë. Sipas saj, LSI po përgatitet për të organizuar zgjedhjet në çdo organizatë dhe qelizë të LSI.

Gjosha shprehet përmes një postimi në rrjetet sociale, LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për çdo familje shqiptare

“Në njësinë 7 të Tiranës, jemi gati për të kryer zgjedhjet në cdo organizatë dhe cdo qelizë të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Përfaqësim dinjitoz, integritet dhe përkushtim ndaj qytetarëve janë tre parime që ndjekin punën tonë në cdo hap. LSI tashmë është drejt finalizimit të anëtarësimeve të reja dhe së bashku me ata që na kanë besuar në vite, do të bëjmë të mundur mbylljen e kapitullit të tranzicionit në vend dhe do të rikthejmë shpresën për cdo familje shqiptare”,- shkruan Gjosha në Facebook./ Opinion.al

Pas