Bota

Pandemia/ Google shtyn afatin e punës nga shtëpia edhe për 7 muaj të tjerë


               Publikuar në : 13:49 - 08/05/20 |
el ida

Gjigantët e teknologjisë, Facebook dhe Google, deklaruan se do të lejojnë punonjësit e tyre të vazhdojnë punën nga shtëpitë deri në fund të vitit.

Google fillimisht pohoi se do të zbatojë politikën e punës nga shtëpia deri më 1 qershor, mirëpo tani e ka shtyrë afat edhe për 7 muaj të tjerë.

Shefi ekzekutiv i kompanisë Google, Sundar Pichai,  u shpreh se punëtorët që kanë nevojë apo dëshirë të kthehen në zyrë, do të mund ta bëjnë këtë gjë nga muaji korrik, me masa të shtuara mbrojtëse.

Mirëpo shumica e punëtorëve që duan ta bëjnë punën nga shtëpitë, do të mund ta bëjnë këtë gjë deri në fund të vitit, shtoi ai.

Facebook nga ana kishte deklaruar se do të rihapte zyrat më 6 korrik, teksa masat e izolimit do lehtësohen gradualisht. Kompania tha  se është duke vlerësuar se cilëve punëtorë do t’iu kërkohet kthimi në ambiente të punës.

Facebook iu ka dhënë punëtorëve 1,000 dollarë shtesë për të punuar nga shtëpitë si dhe për të mbuluar shpenzimet e kujdesit ndaj fëmijëve.

Trendi i punës nga shtëpitë, duket se iu përshtatet shumë kompanive në botë, derisa të realizohen planet e riplanifikimit të hapësirave të punës, që të realizohet udhëzimi për distancim fizik./Opinion.al

Pas