Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pandemia dëmtoi më shumë arsimin

2022/01/29 at 12:41 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Pandemia dëmtoi më shumë arsimin

Pandemia ka sjellë dëme më të mëdha se sa priteshin në arsim, sipas një studimi global të UNICEF. Të dhënat që përfshijnë vende që nga Afrika deri në SHBA, referojnë se në vendet me të ardhura mesatare ku përfshihet edhe vendi ynë, 70% e 10-vjeçarëve janë të paafatë për të lexuar dhe për të kuptuar një tekst të thjeshtë, nga 53% që ishte ky tregues para pandemisë në vitin 2019. Humbjet arsimore do të rezultojnë në fitime të munguara gjatë gjithë jetës të këtyre fëmijëve.

“Në Mars bëhen dy vjet ndërprerjesh të lidhura me COVID-19 në arsimin global. Humbjet në shkollimin e fëmijëve tashmë janë bërë të pakapërcyeshme .Vetëm rihapja e shkollave nuk mjafton. Nxënësit dhe studentët kanë nevojë për mbështetje intensive për të rikuperuar arsimin e humbur”, thotë Robert Jenkins, drejtor i departamentit të arsimit në UNICEF.

Sipas UNICEF, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40% të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor.

Në disa shtete braziliane, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë.

Nga ana tjetër, edhe në SHBA, e cila ka një nga sistemet arsimore më të zhvilluara të botës, humbjet e të mësuarit janë vërejtur në shumë shtete.

Edhe Shqipëria zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna kombëtare për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve. Madje veç pandemisë shkollat në vendin tonë mbyllen dhe prej të ftohtit duke sjellë dëme të parekuperueshme te nxënësit.

Por ndryshe nga ne që shkollat ishin të parat që mbyllem gjatë pandemisë, vendet e zhvilluara të Europës, gjatë dy viteve të pandemisë, aplikuan masa të ashpra kufizuese në të gjithë fushat e veprimtarisë, përveçse në shkolla, ku nxënësve iu la mundësia të ndjekjes së mësimit në klasë.

Shkollat në Francë, Gjermani etj, nuk u mbyllën asnjë ditë, ndryshe nga bizneset dhe veprimtaritë e tjera, të cilat qëndruan për rreth një vit e gjysmë të mbyllura.

Ajo që po shihet qartë në Shqipëri është tendenca, pikërisht në vitet e pandemisë, e shkurtimit të fondeve për arsimin. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, fondet për arsimin ishin sa 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, në krahasim me 11.4% në 2019. Totali i buxhetit për arsimin arrin këtë vit në 43.7 miliardë lekë, ose 7.2% e totalit të shpenzimeve buxhetore./ Klan News

Etiketa: arsimicovid-19

Ju sugjerojmë

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
Para
Austria drejt lehtësimit të kufizimeve kundër pandemisë

Austria drejt lehtësimit të kufizimeve kundër pandemisë

Drejtonte makinën me vlerë 200 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini” në Elbasan

Drejtonte makinën me vlerë 200 mijë euro, sekuestrohet “Lamborghini” në Elbasan

Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD

Basha: Rama, Berisha dhe Meta janë bërë bashkë për të shkatërruar PD

TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
9 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri...

Lexo më shumë

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
9 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të...

Lexo më shumë

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
9 Shkurt, 2026

Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht nga momenti kur...

Lexo më shumë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com