Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Panama Papers”: Për çfarë na shërben?

2016/04/05 at 10:39 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Video/ Kush i informoi dhe si iu kontaktuan gazetarët për Panama Papers

Rrjedhja e dokumenteve mbi skandalin fiskal të “Panama Papers” tregon se jo vetëm sistemi global i taksimit ka dështuar, por edhe qeverisja globale në vetvete.


panama

Panamaja ka qenë gjithmonë një strehë e mirë për t’i shpëtuar taksave të larta gjatë dhe pas sundimit të Gjeneralit Manuel Noriega ndërkohë që Mossack Fonseca, një studio ligjore me 40 filiale në gjithë botën, e drejtuar nga një ekspert zviceran i taksave me emrin Jurgen Mossack dhe partneri i tij panamez , Ramon Fonseca është një nga lojtaret dominuese në një botë paralele ku taksat janë minimale dhe të papërfillshme.

mossss

Në këtë linjë logjike, rrjedhja e dokumenteve me vlerë që përfshinin një periudhë 40-vjeçare (më shumë se 11 milionë dokumente që i përkasin më shumë se 210,000 kompanive, trusteve, fondacioneve, dhe udhëheqësve botëror), që zbuloi se Mossack Fonseca ka ofruar shërbimet e saj ligjore për të lehtësuar pastrimin e parave, shmangien nga taksat dhe aktivitetet kriminale nuk duhet të surprizojë askënd .

Subjekte të tilla në terren të hapur janë krijuar pikërisht për t’u shërbyer të pasurve dhe pushtetarëve që sundojnë botën.

Në të vërtetë, Mark Hays, konsulent i “Global Witness” (“Dëshmitari Global” një organizatë jo-fitimprurëse që vepron si roje kundër korrupsionit ndërkombëtar) tha për International Business Times: “Ajo që është e habitshme është se kjo është vetëm një firmë ligjore e përfshirë në këtë praktikë , por ka mijëra kompani të përfshira në organizimin e këtyre skemave… ”

Çfarë do të bëhet?

Megjithatë, një nga pyetjet kryesore pas rrjedhjes më të madhe të dokumenteve private që shihet në internet është nëse ne duhet të shqetësohemi për ekzistencën e një rrjeti korruptiv global, dhe a do të bëhet dicka për këtë. Përgjigja është pozitive në të dy rastet.

Në nje botë pabarazish ekstreme dhe me probleme sociale të mëdha, efektet ekonomike, sociale dhe politike të shmangies nga detyrimet fiskale për shkak të ekzistencës së skemave të tilla, janë të mëdha. Pa taksa, shoqëritë e kanë të vështirë për të funksionuar dhe nuk do të jenë në gjendje të ofrojnë shërbime esenciale publike.

Ndërsa punëtorët dhe bizneset e vogla e të mesme paguanin normën e plotë të taksave, korporatat globale dhe super të pasura i kushtuan gjithnjë e më pak nga buxheti i tyre taksave, ndërkohë që ekonomia botërore po rritej dhe strehët me taksa minimale po shtoheshin.

Mirë se vini në kapitalizmin global, padrejtësitë e taksave dhe minimimin e demokracisë!

Sipas një raporti të Rrjetit të Drejtësisë mbi Taksat  u evidentua se rreth 21 trillion $ deri në 32 bilion $ janë fshehur nga subjekte super të pasur në terren të hapur.

Vetëm paramendoni se sa shumë shkolla dhe spitale mund të ishin ndërtuar në vende të ndryshme nga të ardhurat tatimore të kësaj sasie të madhe të parave të pista .

Një periudhë e re po agon…

Mendoni se sa më pak i rëndë dhe i dhimbshëm do të ishte problemi i refugjatëve, nëse kjo pasuri e fshehur do të ishte në dispozicion sot.

Ky realitet është padyshim i njohur për gjithë komunitetin global, i cili dy vjet më parë, në një nga samitet e G20 vendosi që aksionet e mirëfillta politike dhe ekonomike për të parandaluar shmangiet nga detyrimet fiskale do të ishin prioritet.

Megjithatë, asgjë konkrete nuk është bërë që atëherë dhe problemi i “parajsave të taksave” mbetet i pazgjidhur, edhe pse tani që rrodhën dokumentet nga Panamaja është e mundur të ndalohen precedentë të ngjashëm.

Në të vërtetë, një epokë e re mund të agojë si rezultat i rrjedhjes Dokumentave të Panamsë.

Përfshirja e emrave me ndikim në një skandal të tillë, si ajo e liderit rus Vladimir Putin, kryetarët e Argjentinës dhe Ukrainës, apo kryeministrit të Islandës, si të implikuar në skandalin Mossack Fonseca, padyshim do të shkaktojë tronditje globale politike dhe mund të sjellë shpresë për një reformim të qeverisjes globale.

Nuk kufizohet në regjimet autoritare

Në Islandë, ka tashmë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Gunnlaugsson dhe ka shumë mundësi që Vladimir Putin të ketë pasur një natë pa gjumë pas bërjes punlike të skandalit të Panamasë, e ndoshta tani është duke menduar se si t’i kundërpërgjigjet agjitacionit politik brenda Rusisë dhe dëmtimit të imazhit jashtë vendit .

Rrjedhja e Dokumentave të Panamasë tregon se kompani të tilla si “Mossack Fonseca” duhet t’i nënshtrohen një hetimi shumë të ngushtë pasi ato nuk janë të paligjshme në vetvete, por kanë si qëllim  fshehjen e identitetit të kompanive dhe pronarëve që fshihen pas shumave të mëdha të parave.

Ato  dëshmojnë përtej çdo dyshimi se korrupsioni dhe shmangia masive ndaj taksave janë të përhapura në të gjithë botën dhe nuk kufizohet vetëm në vende ku ekzistojnë regjimet autoritare dhe shtypëse.

Së fundmi, rrjedhja e Dokumentave të Panamase tregon se nuk është vetëm sistemi global i taksimit që ka dështuar, por edhe qeverisja globale në vetvete. Tani sfida e re është të ndryshojmë vetë kapitalizmin global./ Al Jazeera

C J Polychroniou është një studiues i politikave ekonomike që ka studiuar dhe punuar në SHBA e Europë.



Ju sugjerojmë

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
Bota

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

21 Qershor, 2025 9:03 pm
Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
Aktualitet

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

21 Qershor, 2025 8:29 pm
Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
Aktualitet

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

21 Qershor, 2025 8:14 pm
Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
Aktualitet

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

21 Qershor, 2025 7:57 pm
Auto-Skicë
Aktualitet

Ujësjellës-Kanalizime Durrës: Do reduktohet furnizimi me ujë në zonën e Fushë Kuqes

21 Qershor, 2025 7:53 pm
Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani
Kryesore

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

21 Qershor, 2025 7:21 pm
U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII
Bota

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

21 Qershor, 2025 6:56 pm
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës
Aktualitet

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

21 Qershor, 2025 6:24 pm
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet
Rajoni

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

21 Qershor, 2025 6:11 pm
U gjet nga policia në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’,i mituri i dorëzohet prindërve
Aktualitet

Konflikt mes disa personave në një lokal në Pogradec, dy prej tyre dëmtohen me gotë

21 Qershor, 2025 5:46 pm
Para
Greqi, sekuestrohet sasi rekord ari. Tre të arrestuar

Greqi, sekuestrohet sasi rekord ari. Tre të arrestuar

Eduard Kukan të mërkurën pasdite online për t’iu përgjigjur pyetjeve

Eduard Kukan të mërkurën pasdite online për t’iu përgjigjur pyetjeve

Video/ Ekonomistja Guxholli: Ku dhe pse funksionojnë parajsat fiskale

Video/ Ekonomistja Guxholli: Ku dhe pse funksionojnë parajsat fiskale

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen

Pakistani do të nominojë Donald Trumpin për Çmimin Nobel për Paqen
21 Qershor, 2025

Pakistani ka njoftuar se planifikon të nominojë Presidentin e SHBA, Donald Trump për çmimin Nobel për Paqe, duke përmendur rolin...

Lexo më shumë

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota

Rinumërohen 34% e kutive të Tiranës/ Asnjë ndryshim në rezultate,partitë humbin vota
21 Qershor, 2025

Dita e katërt e rinumërimit të votave të Tiranës u mbyll me rivlerësimin e 436 qendrave të votimit dhe ndryshe...

Lexo më shumë

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës

Panairi i Parë i Librit Shqip/Gonxhja në Preshevë, pritet nga Kryetarja e Komunës
21 Qershor, 2025

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ka zhvilluar sot një vizitë zyrtare në Preshevë, ku u prit nga...

Lexo më shumë

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi

Shqiptarët pushtojnë New York-un, mijëra njerëz mbushin rrugët në paraden kuqezi
21 Qershor, 2025

E kthyer tashmë në traditë, mbahet në New York parada e shqiptarëve, një nga ngjarjet më kulmore në komunitetin e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com