Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

2025/06/21 at 6:11 PM
në Rajoni, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ndërtimi i dy urave në Mitrovicë/BE: Në vendim të marrin pjesë të gjitha komunitetet

Bashkimi Evropian thotë se çdo vendim për ndërtim urash mbi Ibër në Mitrovicë duhet të merret me përfshirjen e të gjitha komuniteteve atje.

Ndaj planeve të qeverisë së Kosovës reagon edhe Lista Serbe.

Qeveria e Kosovës synon të ndërtojë dy ura të reja në qytetin e Mitrovicës, që ndahet në pjesën veriore dhe atë jugore prej lumit Ibër.

Njoftimi për ndërtimin e dy urave të reja në të dy anët e urës kryesore mbi lumin Ibër, nxiti reagimin e Bashkimit Evropian dhe të partisë politike më të madhe të serbëve të Kosovës, Listës Serbe.

Ndërtimi i dy urave të reja mbi lumin Ibër është planifikuar në bazë të një memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës së qeverisë së Kosovës dhe komunave të Mitrovicës së Veriut dhe asaj të Jugut, njoftoi ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

“Memorandumin e filluam me nënshkrimin e projektit të përbashkët të ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër, projekte këto që do të lehtësojnë qarkullimin e qytetarëve të të dy komunave dhe do të shërbejnë si infrastrukturë në komunikimin dhe bashkëpunimin ndërmjet qytetarëve, duke forcuar integrimin social dhe zhvillimin ekonomik në të dy anët”, njoftoi ministri Aliu, duke publikuar edhe fotografi të nënshkrimit të memorandumit.

BE: Me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse

Por Bashkimi Evropian deklaroi se çdo vendim për çfarëdo ndërtimi përgjatë lumit Ibër, që e ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë, duhet të merret me kujdes dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse, me përfshirjen e plotë të të gjitha komuniteteve të prekura.

“BE-ja nuk është në dijeni të këtij projekti dhe as nuk është e përfshirë në të”, tha një zëdhënës i BE-së.

Reagimi i Listës Serbe

I menjëhershëm ishte reagimi edhe i Listës Serbe, që është partia më e madhe e serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Ky subjekt politik, që është vazhdimisht kritik ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, tha se “Kurti po e zbaton me shpejtësi dhe pa asnjë fshehje planin për spastrim etnik të popullit serb nga territori i Kosovës”.

Lëvizja Vetëvendosje, që udhëhiqet nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, publikoi një fotografi e cila tregon se si do të dukeshin këto dy ura. Siç shihet, urat e reja do të ndërtoheshin në anën e majtë dhe të djathtë të urës kryesore mbi lumin Ibër.

Simbol i ndarjes etnike në Mitrovicë

Ura kryesore mbi lumin Ibër, e cila që nga paslufta është bërë simbol i ndarjes etnike në Mitrovicë, është pjesë e marrëveshjes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për lirinë e lëvizjes dhe që është diskutuar vazhdimisht në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve.

Tani për tani ura kryesore mbi Ibër është e hapur vetëm për këmbësorët, nuk lejohen veturat dhe aty vazhdimisht patrullojnë forcat e KFOR-it.

Ura që ndan

Qeveria e Kosovës edhe në korrik të vitit të shkuar pati planifikuar të hapë për qarkullim edhe për veturat urën mbi lumin Ibër, por kjo pati shkaktuar tensione në Mitrovicë dhe reagime nga bashkësia ndërkombëtare.

Në atë kohë, misioni i KFOR-it, që u vendos me një prani më të shtuar mbi urë, pati thënë se “çdo vendim për hapjen e urës duhet të merret brenda kornizës së dialogut Kosovë–Serbi, i cili zhvillohet përmes Bashkimit Evropian”.

Edhe Bashkimi Evropian vitin e shkuar pati rikujtuar gjithashtu se çështja e hapjes së urës ishte temë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Dhe pikërisht për këtë arsye, sipas BE-së, të gjitha vendimet duhet të merren brenda dialogut me pjesëmarrjen e delegacioneve zyrtare të Prishtinës dhe Beogradit./DW

Ju sugjerojmë

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
Aktualitet

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

7 Korrik, 2025 9:53 pm
Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Rajoni

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

7 Korrik, 2025 9:42 pm
Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
Aktualitet

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

7 Korrik, 2025 9:23 pm
“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
Aktualitet

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

7 Korrik, 2025 9:09 pm
Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare
Rajoni

Akuza ndaj drejtuesit të një organizate terroriste kosovare

7 Korrik, 2025 9:06 pm
SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq HTS-në e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

7 Korrik, 2025 8:53 pm
Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë
Bota

Trump shpall tarifa 25% ndaj Koresë së Jugut dhe Japonisë

7 Korrik, 2025 8:44 pm
Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë
Politikë

Balluku: Rritet me 20% kërkesa për energji në korrik!OSHEE, furnizim të pandërprerë

7 Korrik, 2025 8:20 pm
3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë
Aktualitet

3 gabimet më të shpeshta në dhënien e ndihmës së parë

7 Korrik, 2025 8:04 pm
Pr. Rezoluta anti-korrupsion, Meta: Ky regjim do një të shtyrë për të rënë në greminë dhe ne s’do ja kursejmë
Politikë

Masa e sigurisë ‘Arrest me burg’, Ilir Meta apelon vendimin e GJKKO-së

7 Korrik, 2025 7:47 pm
Para
Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

Në thellësi të natyrës së egër të Bredhit të Hotovës

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

U rrëzua duke bërë foto në ekspozitë, turisti dëmton pikturën e shekullit të XVII

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

Xhaka jep dritën jeshile, zbulohen detajet e kontratës te Milani

TE FUNDIT

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent

Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik, 2025

Rexhep Bruçi, një qytetar nga Burreli tregon në emisionin “Stop” në Tv Klan se e detyrojnë, që të paguajë një...

Lexo më shumë

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan

Kosovë/ Policia arreston pesë zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
7 Korrik, 2025

Policia e Kosovës i ka arrestuar të hënën pesë zyrtarë të saj nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje...

Lexo më shumë

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”

Qytetet me temperaturat më të larta në Shqipëri, cilat janë “pikat e nxehta”
7 Korrik, 2025

Në Shqipëri janë disa qytete që konsiderohen si “pikat e nxehta” sa u takon temperaturave të larta. Anira Gjoni, specialiste...

Lexo më shumë

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake

“U dogja duke bërë kafe”, historia e të moshuarit që jeton vetëm në barake
7 Korrik, 2025

Qytetari Enter Bushi, i cili kishte të shtruar nënën në Spitalin Rajonal Fier, tregon se atje kishte njohur një 78-vjeçar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com