Politikë

Pampuri: Noka po gënjen dhe mashtron në emër të deputetëve të PD


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:16 - 13/04/22 |
Opi Nion

Zëdhënësja e Grupit Parlamentar të PD, Orjola Pampuri i është përgjigjur deklaratave të Flamur Nokës. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo shkruan se Noka po gënjente dhe mashtronte në emër të deputetëve të Partisë Demokratike.

Reagimi i saj erdhi pasi Noka, në një deklaratë për shtyp tha se të gjithë ishin kundër “qëndrimeve përçarëse” të kryetarit të grupit, Enkelejd Alibeajt dhe e quajti këtë të fundit “peng” të Bashës.

Gënjeshtrat dhe mashtrimi në emër të deputetëve të PD nga kolegu Flamur Noka, janë një fyerje e rëndë për secilin prej nesh. Deformimi me dashje në publik i qëndrimeve tona, pa asnjë autoritet nga Grupi Parlamentar, jashtë realitetit të mbledhjes së djeshme, jashtë diskutimeve të përgjegjshme të secilit prej kolegëve të Grupit Parlamentar, nuk ndihmon në bashkimin e demokratëve.

Askush nuk ka të drejtë të shpallë qëndrimet e tij të izoluara si diskutime të Grupit Parlamentar. Gjej rastin të ritheksoj qëndrimin e shumicës së deputetëve të Grupit Parlamentar për ndaljen e gjuhës së urrejtjes, shantazhit, përçarjes, fyerjes, sulmit dhe arrogancës mes demokratëve. Çdo deputet i PD ka përgjegjësinë që në këtë moment të vështirë për PD të tregojë maturi dhe përgjegjshmëri në çdo komunikim me publikun, për të mos i fryrë më shumë rrugës së përçarjes”, shkruan Pampuri në reagimin e saj./Opinion.al

Pas