Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pamjet e Elbasanit/Shkruajnë Andi Bushati dhe Mustafa Nano: Policët ‘viktima’ dhe shteti i kapur nga kriminelët

2017/09/27 at 11:42 AM
në Aktualitet, Kronikë, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Pamjet e Elbasanit/Shkruajnë Andi Bushati dhe Mustafa Nano: Policët ‘viktima’ dhe shteti i kapur nga kriminelët

Analistët e njohur Mustafa Nano dhe Andi Bushati kanë komentuar pamjet e transmetuara në “Opinion” për ngjarjen e Elbasanit. Emëruesi i përbashkët i tyre është: Policia është e trembur për të goditur bandat që mbrohen nga pushteti. “Policët duhen shfajësuar”- thotë Bushati- “sepse gjurmët e krimit të çojnë tjetërkund”. Ndërsa Nano është më i ashpër, ai i bën thirrje drejtpërdrejtë Edi Ramës, Kryeministrit të vendit që të faktojë se “bashkëjetesa me krimin e qeverisë së tij ka qenë një aksident”.


Në portalin Lapsi.al Bushati shkruan:

“Pamjet rrënqethëse që u trasmetuan të hënën në mbrëmje në emisionin “Opinion”, ku 12 policë të drejtuar nga numri dy i drejtorisë rajonale të Elbasanit qëndrojnë si hunj, të frikësuar, të shushatur dhe të tredhur për t’u vënë në ndjekje të atij që i kishte sulmuar, nuk është vetëm një akuzë për uniformat blu. Pse, ashtu sikurse duket edhe në pamjet filmike ata nuk përfitojnë nga dera që ndenji për disa kohë e hapur, por qëndrojnë hezitues dhe të dërrmuar përpara saj? Pse, në fund të fundit, ata nuk guxojnë as t’a përmendin në komunikata dhe në komunikimin publik emrin e të dyshuarit të cilin opozita e ka treguar me gisht duke thënë se është Suel Çela?

I gjithë ky enumeracion pyetjesh diskredituese të bën të mendosh për një implikim të policisë lokale me bandat e qytetit. Ashtu si në rastin e trafikantëve të drogës, ashtu si në rastin e dhjetra krimeve ordinere, mendja të shkon te keqbërësit e provincës që fitojnë aq para sa të paguajnë punonjësit e rendit, për të siguruar paprekshmërinë e tyre.
Por, kqyrja disa herë e atyre pamjeve, fakti se policëve u ishte përdhosur shefi i tyre, se kjo kishte ndodhur në mënyrë të bujshme dhe në syte e mbi dhjetë dëshmitarëve, të bëjnë të ngresh edhe një hipotezë tjetër.

Po të kqyrësh me kujdes ato pamje duket sikur hyn në botën e brendshme dhe në mendimet më të thella të atyre njerzve të ligjit që në fakt janë “viktima” të një paligjshmëre më të madhe. Ne mund t’i kërkojmë atyre të bëjnë trimin e çartur, mund të presim nga ata të luajnë skena filmash si ato të Korado Katanit, me të cilat jemi mëkuar në fëmijëri, por ne nuk mund të harojmë për asnjë çast, se nuk mund të ketë kurrë heronj për sa kohë ata tradhëtohen nga lart, nga eprorët, politika, qeveria.
Ndoshta impotenca e tyre buron pikërisht nga kjo gjë. Nga fakti se ata dinë më shumë se ne që u kërkojmë të luajnë heroin. Ata e kuptojnë të parët se ka dyer që u janë mbyllur nga lart. Ata e ndjejnë se nuk kanë më shumë kompetenca, se ato të aktorëve të neveritshëm të videove amatore.
Dhe për këtë duhen shfajësuar. Gjurmët e krimit të çojnë tjetërkund

Mustafa Nano në gazetën Mapo shkruan:

E dini se çfarë nuk më shqitet nga mendja prej pamjeve filmike të ngjarjes së Elbasanit? Ajo porta elektronike që rrëshqiste ngadalë, duke ngushtuar progresivisht hapësirën e hyrjes, dhe policët që mbetën si të ngrirë para vijës së pragut. Kishin mbi njëzet sekonda në dispozicion, por as që u lipseshin këto sekonda. Edhe sikur portës t’i duheshin disa orë për t’u mbyllur, ata policë do mbeteshin në anën tjetër të kufirit. Sepse vija e pragut të portës ishte tamam si një kufi.

Përtej, ishte një botë përbindëshash, të cilët askush nuk i kish parë me sy, por që të gjithë e dinin se janë përbindësha. Kjo përshtypje të krijohej. Ndryshe, do ta kishim marrë vesh tanimë se çfarë ndodhi.

Dikush mund të ketë provuar antipati për ata policë. Unë nuk e di pse provova keqardhje e empati. Nuk m’u dukën ngordhalaqë. M’u dukën të pambrojtur. Dhe më erdhi mirë që nuk guxuan më tepër. Më erdhi mirë sidomos pak më pas, kur u mor vesh se policia, prokuroria e struktura të tjera të shtetit, nuk morën guximin as të hedhin sadopak dritë mbi atë ngjarje.

Ja, në këtë pikë kemi arritur. Edi Rama e Co. duhet ta kishin ditur se bashkëpunimi me krimin nuk të lejon më të kthehesh prapa. Duhej ta kishin ditur edhe nga shembulli i Sali Berishës, që e udhëhoqi Shqipërinë në një joint venture me krimin për më shumë se dy dekada. Veçse – duhet bërë ky saktësim i rëndësishëm – duke i mbajtur nën kontroll kriminelët.

Do të vazhdojë ky avaz? Nuk kemi si ta dimë. Mandati i dytë i Ramës sapo ka nisur. LSI-ja iku nga koalicioni duke marrë me vete edhe të gjitha mëkatet e qeverisë “Rama 1”. Tani, që LSI-ja ka qenë një parti e dreqosur, për këtë nuk ka asnjë diskutim. Dhe që ajo nuk është më në pushtet, është një lajm i mirë. Por mandati i qeverisjes në periudhën 2013-2017 nuk dështoi për shkak të LSI-së. Që kanabisi mori rrugët (edhe mbi asfalt doli), që bandat e të fortëve pushtuan territorin, e që ato vinin vërdallë me eskorta, pa pyetur për policinë, kjo është një vepër ekskluzive e PS-së.

Që puna ka arritur deri aty sa 12 policë të zbythen para një makine, e shteti të mos guxojë të sqarojë se çfarë ndodhi, kjo është vepër absolutisht e PS-së. Madje, vepra më e shëmtuar në gjithë trashëgiminë e PS-së në pushtet pas vitit 1990. Por e keqja nuk është këtu. E keqja është se Rama po kërkon të vendosë rendin publik, e të rimarrë nën kontroll territorin, me të njëjtët policë që pati katër vitet e shkuara. Kjo është e pamundur. Ajo polici ka qenë haptazi e lidhur me krimin. Zinxhiri i komandës në policinë e Republikës duhet zhbërë i tëri.

Unë nuk e di nëse kjo mazhorancë ka fuqi për ta fituar betejën me krimin. Nuk e di nëse Edi Rama është në gjendje të na provojë se bashkëjetesa me krimin e qeverisë së tij ka qenë një aksident, apo një ekspedient, që duhet arkivuar. Janë vetë këta të fundit që duhet të na bindin. Dhe mund të na bindin jo pas katër vjetësh, por tani, menjëherë. Me veprime konkrete.



Ju sugjerojmë

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Aktualitet

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

11 Korrik, 2026 2:15 pm
Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
Kryesore

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

11 Korrik, 2026 2:12 pm
Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
Kryesore

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

11 Korrik, 2026 1:18 pm
Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
Kryesore

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

11 Korrik, 2026 9:54 am
Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush
Bota

Turmp-Iranit: Nëse më vrisni, 1 mijë raketa janë gati drejt jush

11 Korrik, 2026 9:19 am
Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës
Aktualitet

Media italiane: Tirana ndër destinacionet më ekonomike të Evropës

11 Korrik, 2026 9:11 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

SHBA pezullon sulmet ndaj Iranit por mban gati objektivat ushtarakë

11 Korrik, 2026 9:10 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

11 Korrik, 2026 8:32 am
Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
Kryesore

Review-t negative ndaj bizneseve, Rama: Sulm i padëgjuar kriminal

10 Korrik, 2026 10:14 pm
Rama: I dorëzuam drejtësisë shpatën dhe sot kërkojnë kokat tona
Kryesore

Integrimi, Rama: Mbyllen 3 kapitujt e parë, fjala jonë është puna

10 Korrik, 2026 9:10 pm
Para
E kapi ‘mat’ në krevatin martesor me kushëririn e burrit, adoleshentja vrau vjehrrën në Durrës

Fier, burri godet me thikë gruan

Flori Mumajesi nis betejën ligjore me producentin e njohur të filmit “La La Land”

Flori Mumajesi dhe "Karma" shfaqen në billboard-at e Times Square në NY

I gjen test shtatzënie, nëna dhunon vajzën dhe e mbyll në shtëpi

I gjen test shtatzënie, nëna dhunon vajzën dhe e mbyll në shtëpi
















TE FUNDIT

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni o patriota”, Rama: Po dëmtohet turizmi

Zvërneci/ Protestuesit i kërkojnë dorëheqjen, reagon sërish Rama
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me Kalanë e Rozafës, për review negative, duke kërkuar...

Lexo më shumë

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë

Koncerti i Kanye West, Berisha akuzon Ramën për prekjen e fondit rezervë
11 Korrik, 2026

Sali Berisha deklaroi se kryeministri Rama kreu një akt antikushtetues duke dhënë mbi 4 milion euro për koncertin të Keni...

Lexo më shumë

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale

Koncerti, Rama: Kaney West do ta fusë Shqipërinë në një tjetër hartë globale
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama publikoi imazhet e natës së mbrëmshme të stadiumit ku do të performojë reperi amerikan Kaney West. Rama...

Lexo më shumë

Rama ndan shkrimin: Ekonomia jonë e turizmit u godit pabesisht nga terrori digjital

Projekti në Zvërnec, Rama për Al Jazeera-n: Është një bekim për vendin
11 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e kësaj të shtune në rrjetet sociale një shkrim në të cilin thuhet se...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}