Bota

Pamjet dramatike, qindra ukrainas strehohen në bunkerët e Luftës së Ftohtë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:17 - 01/03/22 |
Opi Nion

BBC Sarah Rainsford

Teksa sirenat dëgjohen në qytetin lindor të Dnipro natën e kaluar, qindra ukrainas u drejtuan nën tokë në një bunker bërthamor të ndërtuar gjatë kohës së Luftës së Ftohtë.

Dekada më vonë, ky bunker po strehon qindra njerëz në Ukrainën e sotme ndërsa lufta e Vladimir Putin po përshkallëzohet.

Pamjet shfaqin bunkerin, me një shkallë të vetme dhe me një dere të trashë metalike, ndërsa muret janë të suvatuara me postera udhëzues se si të vendosni një maskë gazi ose kostum mbrojtës.

Krahas një tabele që përshkruan “mësimet e Çernobilit”, vullnetarët kanë grumbulluar biskota, pako çaji dhe konserva rreth një televizori sovjetik.

Dhomat janë të ngjashme me shpellat, të veshura me krevate marinari prej metali të rëndë, mund të qëndroinë rreth 700 njerëz./Opinion.al

 

Pas