Dhjetra persona janë vrarë pasi Rusia lëshoi dy raketa në stacionin e trenit në qytetin Kramatorsk të Ukrainës.
Pavlo Kyrylenko, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, konfirmoi se të dhënat paraprake tregojnë për “dhjetëra” viktima pas sulmit.
Kyrylenko tha se mijëra njerëz po evakuoheshin nga zona e Doneskut drejt zonave më të sigurta, në kohën kur stacioni hekurudhor u godit nga raketat.
“Forcat rusë e dinin mirë se ku po godisnin dhe çfarë duan ata duan të marrin peng sa më shumë njerëz paqësorë të jetë e mundur, ata duan të shkatërrojnë gjithçka ukrainase,” shtoi ai.
Ndërkohë fotot e publikuara nga sky News shfaqin pamje dramatike nga vendngjarja teksa raportohet për të paktën 39 njerëz të vrarë.
Qyteti lindor i Kramatorsk ishte një nga vendet e para që u synua nga ushtria ruse kur nisi pushtimi i Ukrainës./Opinion.al