Aktualitet

Pallati 16 katësh/ Narina Sulçebe i përgjigjet Veliajt: Lejen e pallatit nuk e dha Basha, por e fituam në Strasbourg


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:27 - 01/12/15 |
b.f

Pas denoncimit të sotëm nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, në lidhje me ndërtimin e pallatit 16-katësh në rrugën “Donika Kastrioti” në Tiranë, ku akuzoi ish-kryetarin e Bashkisë Lulzim Basha për shtyrje të pabesë të lejes së ndërtimit e këtij pallati, vetëm një javë para se Veliaj të merrte mandatin dhe se për këtë shkak do të kërkontë të rishikonte lejen, ka reaguar edhe pronarja e tokës ku po ndërtohet objekti.

Në një letër të dërguar redaksisë së Opinion.al, Narina Sulçebe ka shpjeguar se: “leja e ndërtimit për ketë objekt është dhënë ne vitin 1998.  Pas një sërë procesesh gjyqësore lidhur me vlefshmërinë e lejes së ndërtimit nr. 766, datë 22.12.1998, për objektin e lartpërmendur, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg, me anë të vendimit nr. 9074/07 datë 18.10.2011, ka vendosur që:  “shteti shqiptar përgjegjës, të zgjasë vlefshmërinë e lejes së ndërtimit të kompanisë kërkuese në dy vite që nga data në të cilën vendimi merr formën e prerë dhe të sigurojë vazhdimin e pandërprerë të punimeve të ndërtimit gjatë kësaj periudhe.”

Ky vendim është marrë pasi kjo Gjykatë konstatoi mungesë të koherencës në vendimet e gjykatave shqiptare dhe sidomos shkeljen e nenit 6/1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në lidhje me cënimin e parimit të sigurisë juridike si dhe shkelje të nenit 1 të protokollit 1 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, sipas të cilit: “Çdo person fizik ose juridik ka të drejtën e gëzimit paqësor të pasurisë e tij. Askush nuk mund të privohet nga prona e tij, përveçse për arsye të interesit publik dhe në kushtet e parashikuara nga ligji dhe nga parimet e përgjithshme të së drejtës ndërkombëtare”.

“Prej vitit 2011, vazhdon letra e znj. Sulçebe,- kur është marrë edhe vendimi i Gjykatës Evropiane të të Drejtave te Njeriut, rifillimi i punimeve ne objekt është pezulluar disa herë nga autoritetet përkatëse dhe kjo çështje është bërë serish objekt i një sërë procesesh gjyqësore, të cilat kanë përfunduar të gjitha në favorin e pronarëve (Familjes Mullai) dhe te firmës se ndërtimit (Shoqëria Teknoprojekt). Edhe vendimi i Bashkisë së Tiranës datë 24.07.2015 është marrë në kuadër të vendimit nr.1795 datë 15.07.2015 të  Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranës, i cili detyron Bashkinë e Tiranës të zgjasë vlefshmërinë e lejes së ndërtimit si pasojë e parregullsive të ndalimit të punimeve nga ana e autoriteteve shtetërore. Pra zgjatja e lejes në ketë periudhë kohore është bërë si pasojë e respektimit të një detyrimi ligjor që rrjedh nga vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit të Tiranes dhe këtu nuk ka asnjë implikim politik që mbështet tezat e hedhura së fundmi nga politikanë të ndryshëm”. Për këtë arsye familja Mullai i ka dërguar edhe një letër kryeministrit Rama.

Ja edhe letra që znj. Sulçebe i ka dërguar kryeministrit Rama

I nderuar Z.  Kryeministër,

Më falni që po ju shqetësoj për një çështje personale. Ndoshta po përfitoj edhe nga ndjesia sikur ju kam një mik të vjetër.

Jam mjeke, quhem Narina Sulçebe. Jam mbesa e një ish patrioti, deputeti e më pas një të persekutuari, të ndjerit Hafiz Xhemal Mullai. Ish profesor ne universitetin e Stambollit, patriot, idealist, që sakrifikoi gjithë jetën e vet për hir të atdheut, të cilit i ka shërbyer gjatë gjithë jetës.

Sot nga shtëpia e tij e dikurshme ka mbetur vetëm trualli, mbi të cilin është ngritur një objekt 16 kat në Rr. Donika Kastrioti. Shtëpia e dikurshme me tre kate që trashëguam ne, familjarët e të ndjerit, të cilën e morëm me shumë vështirësi, për arsye se qeveria e parë “demokratike” ia kishte dhënë si ambasadë shtetit të Libisë dhe këta të fundit  e konsideronin si dhuratë të merituar nga miku i tyre Sali Berisha.

Shtëpinë nuk qe e thënë ta gëzonim në asnjë çast të vetëm, pasi ndërtimi i objektit Sky-Toëer nga ana e ndërtuesit Vladimir Kosta, asokohe një njeri i afërt me Partinë Demokratike, i shkaktoi shtëpisë tonë dëme të pariparueshme, për të cilat ne iu drejtuam gjykatës.

Ishin vitet 96-97 dhe ne nuk na u pranua as dosja ne gjykatë duke marrë kërcënime nga zyrtarë të qeverisë së atyre viteve, të cilët  mbështesnin pa rezerva zotërinë si më lart (Për të cilin na vjen shumë keq që sot është përfaqësues i partisë tuaj në parlament). Në këto kushte u detyruam të prishnim shtëpinë dhe të kontraktonim një firmë për të kryer ndërtimin e objektit 16-katësh në rrugën Donika Kastrioti.

Nga ky moment filloi një kalvar i gjatë 15 vjecar, i cili ende nuk ka mbaruar. Trashëgimtarët e parë vdiqën pa patur asnjë shpresë, se një ditë do të gëzonin pronën e tyre. Së fundmi vendimi i Gjykatës së Strasburgut i cili i hapi rrugë rifillimit të punimeve në këtë objekt, i dha zgjidhje këtij problemi, por ka disa muaj qe përsëri çdo gjë është bllokuar dhe nuk disponojmë asnjë njoftim zyrtar për shkaqet e këtij bllokimi dhe se si kjo situatë do të zgjidhet në të ardhmen.

Zoti Kryeministër ,unë po guxoj t’ju drejtohem për të na ndihmuar, nuk dimë se çfarë mund të bëjmë akoma,

 

KOMENTO (4)

Shkruaj nje koment

  1. Po ik ore injorant shkerdhate, lexo teknoprojekt vs shqiperise dhe hap syte se pervec zgjatjes se lejes kane fituar dhe 5 mln euro demshperblim

Pas