Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Padia ndaj Lleshajt për gazin, Bardhi: Mbetje e komunizmit!

2019/04/15 at 1:29 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Padia ndaj Lleshajt për gazin, Bardhi: Mbetje e komunizmit!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka shkuar paraditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës. Ai është thirrur në organin e akuzës për padinë që Partia Demokratike ka bërë ndaj ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe policisë për përdorimin e gazit lotsjellës në protestat e opozitës.


Dy ditë më parë, Prokuroria e Tiranës regjistroi kallëzimin penal të bërë nga PD më 18 Mars, ndaj Lleshajt dhe Policisë së Shtetit. Sipas selisë blu, Policia e Shtetit ka shpërdoruar detyrën në protestat e zhvilluara nga opozita, duke thënë se përdorimi i gazit lotsjellës dhe hedhja e ujit me presion ndaj protestuesve është bërë në shkelje të ligjit dhe janë tejkaluar kompetencat.

“Isha për të dhënë sqarime për padinë e PD-së ndaj Ministrit të Brendshëm dhe funksionarëve të tjerë të policisë. Kam dhënë faktet dhe provat e disponuara nga PD për veprimet e kundra-ligjshme për drejtuesit dhe punonjësit e policisë së shtetit kanë sulmuar qytetarët, duke i ndaluar në ushtrimin e të drejtës së protestës. Prokuroria në bazë të videove në media mund ta niste vetë hetimin, gjë që nuk ka ndodhur. I bëj thirrje Prokurorisë, të mos bëhet shtojnë e Policisë së Shtetit. Nuk është një organ në varësinë e Ministrit të Brendshëm, Prokuroria duhet të ushtrojë përgjegjësitë e veta. Ka 40 qytetarë që janë në burg pa asnjë provë. Nuk ka asnjë pamje filmike se kanë kryer veprime të dhunshme. E keni dëgjuar se Ministri i Brendshëm protestën e quan ngjarje kriminale, ndërsa vjedhjen në aeroport si incident. Apeli im është për gjyqtarët dhe prokurorët, nuk kanë për ta kaluar vettingun nëse i shërbejnë qeverisë, fundi i prokurorëve dhe gjyqtarëve që i shërbejnë në mënyrë të verbër qeverisë kriminale, do të jetë i njëjtë me qeverinë kriminale”, deklaroi Gazment Bardhi.

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, hodhi akuza të forta ndaj ministrit të Brendshëm, mbi deklaratat e tij në lidhje me protestën e fundit të opozitës.

“Ministri i Brendshëm është mbetje e komunizmit, që e quan protestën si “puç kushtetues”. Nuk do të ketë asnjë ministër, asnjë drejtues policie, prokuror apo gjyqtar që t’i mohojnë të drejtën e protestës qytetarëve. Vetëm për një mbetje komunizmi si Sandër Lleshaj protesta është “puç kushtetues””./Opinion.al



Ju sugjerojmë

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
Aktualitet

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

15 Korrik, 2026 12:11 pm
Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
Aktualitet

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

15 Korrik, 2026 11:41 am
Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
Aktualitet

Rriten çmimet e karburanteve

15 Korrik, 2026 11:12 am
Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
Kronikë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

15 Korrik, 2026 10:55 am
Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje
Bota

Trump takon kryeministrin e Irakut: Nafta potencial, do bëjmë shumë marrëveshje

15 Korrik, 2026 10:52 am
U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t
Kronikë

U arrestua me 58 kg kanabis në automjet, lirohet nga burgu ish-punonjësja e AKSHI-t

15 Korrik, 2026 10:50 am
Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane
Kryesore

Mbyllen tre kapituj, Rama: Një tjetër ditë e shënuar e Shqipërisë Europiane

15 Korrik, 2026 8:41 am
“Kemi shpenzuar triliona për t’i mbrojtur nga Rusia”, Trump paralajmëron Europën
Bota

Trump: Sulmet ndaj Iranit do të vazhdojnë derisa të them mjaft

15 Korrik, 2026 8:38 am
“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe
Kryesore

“Do ta kisha spastruar etnikisht”, Kosova shpall non-grata ministren serbe

14 Korrik, 2026 10:49 pm
Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima
Bota

Zjarr në Bruksel/ Flakë në kullën në rindërtim, disa viktima

14 Korrik, 2026 10:32 pm
Para
Dua Lipa ambasadore e Unicef në Liban: E prekur nga fëmijët e refugjatëve

Dua Lipa ambasadore e Unicef në Liban: E prekur nga fëmijët e refugjatëve

Ministria e Infrastrukturës ndërpret kontrata me 17 subjekte për HEC-et

Ministria e Infrastrukturës ndërpret kontrata me 17 subjekte për HEC-et

Motrat Kardashian marrin vendim për Jordyn, ja sa do ti kushtojë tradhëtia

Pas skandalit të tradhëtisë,Jordyn Woods shfaqet me një mashkull misterioz
















TE FUNDIT

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur

Amnistia penale, lirohen 541 të burgosur
15 Korrik, 2026

Ditën e sotme nisi zbatimi i amnistisë penale për mbi 1300 të burgosur, nga të cilët 541 lirohen sot. Ligji,...

Lexo më shumë

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK

Pse mbahet ende Meta në burg dhe Berisha detyrim paraqitje?Si përgjigjet kreu i SPAK
15 Korrik, 2026

Kreu i SPAK, Klodian Braho, komentoi në lidhje situatën ligjore të ish-presidentit Ilir Meta dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar...

Lexo më shumë

Rriten çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e naftës në Shqipëri
15 Korrik, 2026

Më pak se një muaj pas shkrirjes së Bordit të Transparencës, çmimet e karburanteve në tregun vendas kanë shënuar një...

Lexo më shumë

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit

Zbulohen në Lezhë 5 ambiente për kultivimin e kanabisit
15 Korrik, 2026

Zbulohen në fshatin Velë, 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, për kultivim të bimëve narkotike. Arrestohen në flagrancë 2...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}