Aktualitet

Padia ndaj Autoritetit të Dosjeve/Meta: SPAK ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:06 - 05/09/22 |
Opi Nion

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta në një konferencë për mediat të mbajtur këtë të hënë theksoi se qëndrimi i tij ka qenë hapja e dosjeve dhe demostrimi i tyre para publikut.

Më tej ai foli për padinë ndaj Autoritetit të Dosjeve dhe bëri me dije se është njoftuar nga SPAK që i ka kaluar për kompetencë prokurorisë.

“Sjellja e fundit është antiligjore dhe skizofrenike. Sa i takon ligjit për spiunët është një ligj që e ka bërë vetë PS në vitin 2015 sipas gjoja modelit gjerman dhe vetë PS e ka shkelur me përfaqësues të Autoritetit të Dosjeve. Qëndrimi im ka qenë hapja e dosjeve dhe demonstrimi i tyre para publikut. Në rastin konkret kemi të bëjmë me një falsifikim shumë të trashë dhe idiot të Edi Ramës dhe të gjithë kukullave të tij. Ky falsifikim është bërë evident. Unë kam bërë kallëzim penal për gjashtë vepra. Ia kam adresuar edhe SPAK edhe Prokurorisë. Jam njoftuar nga SPAK që ia ka kaluar për kompetencë Prokurorisë. Zgjedhja ime për një avokat sulmues për arsye se ne jemi në sulm dhe nga dita e nesërme Gjokutaj do të paraqitet në prokurori.”, tha Meta.

Pas