Bota

Truss në fjalimin e fitores:Do ul taksat, do rrit ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:34 - 05/09/22 |
Opi Nion

Liz Truss është zgjedhur këtë të hënë kryeministrja e re e Mbretërisë së Bashkuar.

Në fjalimin e saj të fitores, Truss vlerësoi qëndrimin e ish-kryeministrit Boris Johnson përballë Vladimir Putin. Më tej ajo tha se Johnson ia doli të çonte deri në fund Brexit-in dhe gjithashtu ia doli të mundësonte vaksinën kundër Covid.

“Jeni i admiruar nga Kievi në Carlisle”, tha ajo, fjali e cila u prit me një duartrokitje të vonuar nga publiku

Ndër të tjera Truss është zotuar të mbajë premtimet e saj ndaj votuesve, duke thënë se Partia Konservatore duhet të tregojë se mund t’i përmbushë gjatë dy viteve të ardhshme.

Ajo tha se ka një “plan të guximshëm” për të ulur taksat dhe për të rritur ekonominë e Mbretërisë së Bashkuar.

Për sa i përket çështjes të rritjes së faturave të energjisë, Truss tha se do ia dalë, duke u marrë jo vetëm me faturat, por edhe me çështjen afatgjatë të furnizimit.

Pas