Aktualitet

OSHEE: Dy zona në Tiranë nesër do të mbeten pa energji elektrike


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:10 - 31/08/21 |
Opi Nion

OSHEE ka njoftuar ditën e sotme se më 1 shtator pjesërisht “Rruga e Elbasanit”, prapa Fakultetit Ekonomik dhe rruga “Teodor Keko’’ do të mbeten pa energji elektrike.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftohet se energjia do të stakohet për shkak të investimit për mirëmbajtjen e kabinave.

Prapa Fakultetit Ekonomik energjia do të ndërpritet pjesërisht për 5 orë, nga 11:00 deri në 16:00. Ndërkohë tek rruga “Teodor Keko” për 4 orë nga 13:00 deri në 17:00.

NJOFTIMI NGA OSHEE

Stakim, 1 shtator

Në vijim të investimit për mirëmbajtjen e kabinave, në datën 1 shtator do të stakohet energjia në këto zona në Tiranë:

11:00-16:00

Pjesërisht: “Rruga e Elbasanit”,  prapa Fakultetit Ekonomik

13:00-17:00

Pjesërisht rruga “Teodor Keko”/Opinion.al

Pas