Ann Linde, kryesuesja e Presidencës së OSBE-së, ministrja e Jashtme suedeze ka përgëzuar Edi Ramën për fitoren e zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit në Shqipëri.
“Urimet e mia më të ngrohta Edi Ramës mbi rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri. Në pritje të bashkëpunimit tonë të ngushtë të vazhdueshëm në OSBE” shkruan Linde.
Pas BE-së, ishte ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila gjithashtu përgëzoi kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren dhe kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha për fushatën e fortë.
Kim shkroi se duke njohur rezultatet e këtyre zgjedhjeve dhe duke bashkëpunuar me njëri-tjetrin, liderët politikë do të tregojnë se janë duke vepruar të përgjegjshëm për të mirën e shqiptarëve. SHBA, shprehet Kim, pret tashmë që të forcohen më tej marrëdhëniet mes dy shteteve për demokracinë, mbrojtjen dhe biznesin./ Opinion.al