Aktualitet

COVID-19 në Shqipëri, 3 viktima dhe 123 raste të reja


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:11 - 28/04/21 |
Opi Nion

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se në 24 orët e fundit në vend janë kryer 2258 testime, nga të cilat kanë rezultuar 123 raste pozitive. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 viktima.

Rastet fatale u shënuan; 1 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Korça, të moshave 65- 84 vjeç.

Ndërkohë, rastet e reja janë konfirmuar në 32 raste në Tiranë, 9 raste në Fier, 8 raste  në Sarandë,7 raste në Gjirokastër, 5 raste në Durrës, Korçë, Lushnje, 4 raste në Shkodër, Tropojë, Mallakastër, Pogradec, Gramsh, Skrapar, 3 raste në Devoll,  Mirditë, Berat, 2 raste në Krujë, Kavajë, Vlorë, Kamëz,  Patos,1 rast në Kurbin, Elbasan, Kukës, Lezhë, Pukë, Përmet, Peqin, Memaliaj, Vorë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 724 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 107,887 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 122 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Statistika (28 Prill 2021)

Raste të reja ditore        123
Të shëruar në 24 orë      724
Të shtruar në spitale      122
Humbje jete në 24 orë   3
Testime ditore                2,258

Testime totale             630,822
Raste pozitive             130,859
Raste të shëruara       107,887
Raste Aktive                 20,586
Humbje jete                  2,386

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   16351
Fier      1586
Durrës  467
Shkodër      564
Korçë    459
Gjirokastër   344
Vlorë    244
Elbasan   132
Kukës     171
Dibër    103
Berat       107
Lezhë     58

Pas