Politikë

Mediu: Opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:47 - 28/04/21 |
Opi Nion

Aleati i PD, kryerepublikani Fatmir Mediu shprehet se 25 Prilli është një ditë e zezë për kombin shqiptar. Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se PS e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave.

Më tej, Mediu shkruan se tashmë opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e saj për rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit.

25 Prilli është një ditë e zezë në kombin Shqiptar! Edi Rama e vodhi këtë mandat mbi blerjen masive të votave, duke përdorur grupet kriminale, administratën publike, policinë dhe strukturat e drejtësisë, si dhe vjedhjen e të dhënave personale. Megjithatë opozita duhet të nxjerrë përgjegjësitë e veta për qëndrimet e saj dhe mënyrën e ndërtimit dhe funksionimit të koalicionit”, ka shkruar Mediu./ Opinion.al

Pas