Bota

Orban, Schroder dhe Berlusconi, të vetmit politikanë të BE në listën e Putinit për urimet



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:15 - 30/12/22 |
Opi Nion

Kryeministri hungarez Viktor Orbán , ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi dhe ish-kancelari gjerman Gerhard Schröder janë të vetmit politikanë të BE-së që morën urimet e Vladimir Putin për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri këtë vit, sipas një deklarate të publikuar nga Kremlini të premten.

Mesazhi i Putinit drejtuar Orbanit, i vetmi lider i BE-së që mori urime, mbeti qëllimisht i paqartë.

“Pavarësisht situatës së vështirë ndërkombëtare, marrëdhëniet mes vendeve kanë ruajtur një trend pozitiv. Presidenti i Rusisë konfirmoi gjithashtu synimin e tij për të vazhduar punën e përbashkët për çështjet aktuale në axhendën dypalëshe”, thuhet në deklaratë për Hungarinë.

Krahas Orbanit, Putin u dërgoi mesazhe urimi homologut të tij bjellorus dhe serb,  Aleksandër Lukashenkos dhe Aleksandëri Vuçiçit , si dhe dy miqtë më të ngushtë të Moskës në kontinentin evropian.

Pas