Aktualitet

Ora të shtrenjta e fishekzjarrë, pranga 67-vjeçarit në Portin e Durrësit



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:33 - 19/12/22 |
Opi Nion

Një 67-vjeçar është vënë në pranga në Portin e Durrësit si rrjedhojë e një operacioni policor të koduar “Vigjilje”.

67-vjeçari B. R., u kap në flagrancë, teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 780 fishekzjarre dhe kapsolla dhe mallra të tjera të kontrabanduara.

I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme.

Si rrjedhojë është vënë në pranga edhe 37-vjeçari, pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Pas