Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Opozita e opozitës

2016/09/19 at 1:55 PM
në Te Fundit, Unë shkruaj
Kohë leximi: 3 min
A A
Të fshehtat e 42 trëndafilave blu që iu dhuruan Bashës

Nga Desada METAJ – 


Kur opozita gjendet përballë një dështimi, siç ishte rezultati për Bashkinë e Dibrës, debati i brendshëm nuk ia dobëson pozitat apo t’ia ulë reputacionin. Përkundrazi, çdo zhvillim i ri, i brendshëm është një shtysë për të përmirësuar atë ç’ka shkoi keq jo vetëm në zgjedhjet për një bashki, por në përgjithësi në aktivitetin e përditshëm të saj. Në këtë këndvështrim, edhe debatet e bëra brenda grupit parlamentar të PD nuk janë asgjë më shumë se grindje njerëzish të pakënaqur më shumë me PD se me Qeverinë.

Nëse çdo gazetar apo media mund të kritikojë hapur rolin e një opozite të dobët, si ajo që po shohim këto kohë në Shqipëri, dikush i angazhuar brenda kësaj opozite dhe që është votuar pikërisht për këtë mision nuk mund të mjaftohet me disa fjali të thëna në një mbledhje ku përgjegjësia është e shpërndarë thuajse njësoj tek te gjithë. Nëse në mbledhjen e grupit parlamentar të PD ka kontestime për mënyrën e drejtimit, mosmarrëveshje për emrat e kandidatëve apo dhe për çdo nisëm të opozitës, është e pashpjegueshme që kjo bëhet kur procesi mbyllet. Deputetët demokratë nuk janë gazetarë që pasi shohin se si zhvillohet dhe përfundon procesi dalin me konkluzionet përkatëse dhe kërkojnë llogari sikur jetojnë në një planet tjetër.

Deputetët e opozitës janë pjesë integrale e një misioni (që duket ende larg realizimit) të bërjes se opozitës në një vend ku më shumë se çdo gjë mund të shkruash dhe flasësh për dështime reformash. Por kjo nuk ndodh, sepse në parlament deputetët demokratë e harrojnë misionin e tyre dhe kapen pas batutash pa vlerë. Fjalimet e tyre me përjashtime të rralla nuk i dëgjojnë as vetë kolegët e grupit. Por kjo është e keqjaj më e vogël, përballë protagonizmit që disa te tjerë përpiqen të marrin duke bërë kritizerin…jo të qeverisë por të opozitës. Nëse të paktën njëherë të vetme këta kritikë të drejtimit të PD të kishin mbajtur të njëjtin qëndrim për ndonjë zullum të qeverisë, kjo dhe mund të justifikohej. Por jo,ata janë elegantë në qëndrimin me Edi Ramën dhe të ashpër me PD. Arsyet mund t’i dinë vetëm ata, edhe pse në një botë të vogël si politika shqiptare, edhe interesat janë po aq të vogla dhe po aq shpejt merren vesh. Të jesh kritik, të ngresh zërin apo te debatosh me deputetët e grupit është pa dyshim një vlerë e munguar e PD. Por që për momentin nuk përbën më lajm. Sepse zërat kritikë janë po aq ose në mos më pak te besueshëm se vetë zëri i PD.

Në realitetin shqiptar ku për çdo dite ke rast të bësh një opozitë brilante kjo nuk ndodh. Sepse vetë opozita është treguar deri më tani e pazonja për të çuar deri në fund një aksion politik. Qoftë në parlament në rrugë apo në zgjedhje. Dikush duhet të shkundë PD-në nga pluhuri i të vjetërve që nuk e kanë të qartë se çfarë roli kanë në atë parti, por dhe nga mendja e mykur e “të rinjve” që deri më tani kanë prodhuar opozite qesharake. Dhe pa dyshim këtë proces duhet ta bëjnë vetë demokratët me burime që nuk i mungojnë dhe mbështetjen që ende gëzojnë tek një pjesë e qytetarëve. Duke qenë të vërtetë me ata që besojnë tek vlerat e kësaj partie dhe jo me ata që  kritikën e shohin si mjet për t’u bërë lajm në portale. Dhe në rastin më të keq mund të përfundojnën si opozita e emëruar e Shqipërisë.

/Opinion.al



Ju sugjerojmë

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
Bota

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

5 Qershor, 2026 11:00 pm
Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
Sport

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

5 Qershor, 2026 10:31 pm
Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
Aktualitet

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

5 Qershor, 2026 9:12 pm
“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
Politikë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

5 Qershor, 2026 9:07 pm
OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit
Bota

OBSH:Ushqimi i pasigurt shkakton 866 milionë sëmundje dhe 1.5 milionë vdekje çdo vit

5 Qershor, 2026 9:02 pm
“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit
Aktualitet

“O ne, o ti Rame”/ Qytetarët: Protestë deri në largimin e kryeministrit

5 Qershor, 2026 8:47 pm
Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë
Kryesore

Qytetarët protestojnë në Tiranë, Rama mbledh socialistët në Vlorë

5 Qershor, 2026 8:20 pm
Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin
Kryesore

Protesta, Rama: 500 mijë të dalin në shesh nuk do ta ndalin investimin

5 Qershor, 2026 7:42 pm
Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve
Aktualitet

Protesta në Tiranë/ Një fëmijë humb mes qytetarëve

5 Qershor, 2026 7:19 pm
“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama dorëhiqu”, fillon protesta e qytetarëve para Kryeministrisë

5 Qershor, 2026 6:41 pm
Para
Foto/ Elvana Gjata e lagur dhe seksi

Foto/ Elvana Gjata e lagur dhe seksi

Basha: Koha e Edi Ramës ka mbaruar

Basha: Policët nuk duan fasada, Tahiri e ka përdhosur nderin e të rënëve

Marina Vjollca i surprizon të gjithë

Marina Vjollca i surprizon të gjithë
















TE FUNDIT

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën

Putin refuzoi takimin, Zelensky: Rusia po zgjedh sërish luftën
5 Qershor, 2026

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka cilësuar si të dobët reagimin e homologut të tij rus, Vladimir Putin, ndaj...

Lexo më shumë

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve

Kryeministri britanik: FIFA po bën biznes në kurriz të shëndetit të tifozëve
5 Qershor, 2026

Shtëpia botërore e futbollit, FIFA, ka marrë një vendim të papritur duke ndryshuar rregullat e Kodit të Sjelljes për të...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan

Zvërneci/ Protestojnë edhe qytetarët në Elbasan
5 Qershor, 2026

Qytetarë dhe aktivistë nga Elbasani iu bashkuan këtë të premte protestës së organizuar kundër projektit në zonën e Zvërnecit, duke...

Lexo më shumë

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…

“Po kur thonë 5 kushte”, Rama ironizon protestuesit: Nëse jap dorëheqjen, si do…
5 Qershor, 2026

Gjatë bashkëbisedimit të tij me banorët e Zvërnecit, Rama nuk i ka kursyer as ironitë me protestuesit. Ai u ndal...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}