Mbrëmjen e 16 janarit 2020 në programin “Opinion” u diskutua për marrëveshjen e re mes qeverisë dhe opozitës për reformën zgjedhore.
Çfarë do të ndryshojë reforma zgjedhore, çfarë garancie do të japë për zgjedhjet, çfarë ndryshimesh sjell për vendin, a ishte e vonuar arritja e kësaj marrëveshje, a i jep fund krizës dhe çfarë do të ndodhë tani, ishin disa nga çështjet e diskutuara nga Lorenc Vangjeli, Paskal Milo, Dash Shehi, Armand Shkullaku, Endri Shabani, Fitim Zekthi dhe Ralf Gjoni.
Në pjesën e tretë të emisionit u shfaq një histori interesante që tregon si punohet në minierën e kromit në Bulqizë.
Emisioni i plotë në videot e mëposhtme: