Emisionet

Opinion/ “Tirana 100 vjet kryeqytet”, dokumentar nga Blendi Fevziu


               Publikuar në : 12:00 - 19/02/20 |
Geljano Fataj

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Opinion” u transmetua dokumentari për 100 vjetorin e shpalljes së Tiranës kryeqytet.

Një rrugëtim ku shfaqet Tirana historike me vende që konsiderohen si vendet kult dhe gjithashtu rrugëtim në qytetin e Tiranës me qytetarët e tij, me profesionet, me bizneset që ruhen prej tashmë 1 shekulli, po aq sa ka Tirana kryeqytet dhe gjithashtu edhe me bizneset e reja që lindin çdo ditë.

Një rrugëtimi i ndërmarrë prej 3 javësh çdo ditë me dokumente të rralla, vende që janë harruar dhe thuajse nuk gjenden më dhe Tiranën në jetën e saj të përditshme sot 100 vjet.

Në pjesën e dytë dhe të tretë ishin të ftuar dy ekspertë të real estate Linda Kora dhe Erion Xhaferaj të cilët folën për mënyrën sesi është zhvilluar shitblerja e pasurive të paluajtshme në Tiranë kryesisht apartementeve dhe shtëpive.

Si ka ardhur ndryshimi nga fillimi i viteve 90-të deri tani, kush janë zonat më të kërkuara dhe më të shtrenjta dhe njëkohësisht çfarë preferojnë qytetarët./Opinion.al/

Pas