Emisionet

Opinion/ Shpërthim me tritol – Rrugët që vrasin – Nënat surrogate


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 16/09/20 |
Al Do

Mbrëmjen e së martës emisioni “Opinion” u fokusua në tre çështje.

Në pjesën e parë u trajtua atentati me minë të telekomanduar ndaj 50-vjeçarit Preng Gjini, makina e së cilit shpërtheu në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë.

Për detajet mbi ngjarjen, shkaqet dhe implikimet e saj kanë folur në studio gazetarët, Klodiana Lala, Artan Hoxha dhe Spartak Koka.

Pjesa e dytë e emisionit u fokusua tek aksidentet rrugore, të cilat kanë marrë më shumë jetë se COVID-19 këtë vit. Çfarë po ndodh me rrugët shqiptare dhe pse vrasin ato?

Për t’i dhënë përgjigje këtyre pyetjeve të ftuar në studio ishin Klodiana Lala, Blendi Gonxhe, Fatos Hakorja, Fisnik Ziçishti ndërsa në lidhje direkte Niko Çaçi.

Në pjesën e tretë u trajtua një ngjarje e rrallë në Shqipëri që lidhet me fenomenin e nënave surrogate.

Çiftet që duan të kenë fëmijë dhe e kanë të pamundur, përdorin gra të tjera për të mbajtur fëmijën gjatë 9 muajve të shtatëzënisë. Në emisionin “Opinion” u soll një rast konkret nga Tirana ku një nënë kishte pranuar të mbante fëmijën e vajzës së saj pasi ajo e kishte të pamundur.

Të ftuar për të diskutuar mbi këtë fenomen ishin Fjodora Fjora, Redi Hoxhallari, Vjola Goda, Akil Pano, Zhaklin Lekatari.

Emisioni i plotë në videon e mëposhtme:

Pas