Është diskutuar të mërkurën (15 dhjetor) në emisionin “Opinion”, mbi temën “Seriali Berisha-Basha, episodi ambasadorët”.
“Opinion” është fokusuar në atë që pas ngjarjeve të fundit mund ta quajmë seriali Basha-Berisha, problemet brenda PD-së, partisë më të madhe në opozitë si dhe te raporti me ambasadorët pas takimit të tyre në selinë blu me Lulzim Bashën. Po ashtu është diskutuar për ngjarjet e fundit në PD pas përplasjes së aktivistes së PD në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Evi Kokalarit, me simpatizantin e Bashës.
Të ftuar në studio për të folur për këtë çështje akne qenë :
Jonila Godole
Preç Zogaj
Mark Marku
Arben Ristani
Agim Nesho
Ylli Rakipi
Lidhje direkte:
Arben Manaj-Analist i marrëdhënieve ndërkombëtare
Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion” është transmetuar një material përmbledhës për sulmet e ish-kryeministrit Sali Berisha ndaj ambasadores së SHBA në vendin tonë, Yuri Kim si dhe reagimi i DASH për këtë çështje.