Emisionet

Opinion – Plasari: Pse duhet gënjyer?


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:20 - 21/05/20 |
el ida

Mbrëmjen e 20 Maj në programin “Opinion” u diskutua për godinën e Teatrit Kombëtar.  Studiuesi, Aurel Plasari tregon cila është historia e Teatrit përmes detajeve dhe fotove interesante.

Pse duhet gënjyer, pyeti Plasari në intervistë, ku solli elementë të historisë së godinës, që u projektua që në vitin 1938, për qëllime artistike dhe kulturore.

E ftuar në program ishte po ashtu dhe deputetja Rudina Hajdari nga opozita parlamentare, e cila foli për reformën në drejtësi.

Po ashtu të ftuar në program ishin dhe Laert Vasili dhe juristi Adriatik Lapaj. Ky i fundit tha në studion e emisionit “Opinion” se Këshilli Bashkiak i Bashkisë së Tiranës, vendosi të shembë një godinë që nuk e kishte në pronësi të tij, në rastin e Teatrit Kombëtar.

Sipas tij referuar dokumenteve, Bashkia e Tiranës ka marrë në pronësi të saj vetëm Godinën e Teatrit Eksperimental dhe jo atë të Teatrit Kombëtar.

Emisioni i plotë në videon e mëposhtme:

 

 

Pas