Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure u ndalua në një skandal, që në SHBA është kthyer në qendër të vëmendjes. Një vajzë shqiptaro-amerikane e cila jeton në SHBA që prej viteve të gjimnazit është akuzuar nga një punonjës i një kompanie gjigande amerikane, se ajo e ka shfrytëzuar seksualisht duke shfrytëzuar pozicionin e saj më të lartë.
Historia e tyre ka marrë përmasa shumë të mëdha. Personi jo vetëm ka bërë një kallëzim penal, por e ka çuar çështjen deri në gjykatë, ku pretendon se ajo e ka përdorur si një skllav seksi dhe i ka bërë presion se do i shkatërronte karrierën nëse nuk do të ndërtonte një marrëdhënie seksuale me të.
Për këtë temë, e ftuar në studio ishte gazetarja e njohur Enita Mema. Në një lidhje të drejtëpërdrejtë nga New York-u, foli gjithashtu mbi aspektin ligjor avokati Altin Nonaj.

















