Alban Dervishi është i pari shqiptar që merr gradën e kapitenit të parë dhe që komandon që nga 27 qershori anijen USS Pearl Harbor, anije e flotës luftarake të SHBA-ve. Ka një emër shumë domethënës sepse lidhet me vendin ku Amerika u përfshi në Luftën e Dytë Botërore pas sulmit të famshëm japonez. Ai është larguar nga Shqipëria në moshën 15-16 vjeç në vitet e gjimnazit, është shkolluar në SHBA, ka punuar në flotën ushtarake amerikane në Paqësor dhe në Mesdhe dhe tani do të jetë drejtuesi i një anijeje ushtarake amerikane. Ceremonia është zhvilluar në San Diego.
















