“Opinion” udhëtoi drejt Ukrainës për të shikuar nga afër situatën e qytetarëve të cilët përballen me bombardimet ruse.
Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, udhëtoi në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, ku dhe është numri më i madh i refugjatëve që i ikën luftës.
Po ashtu, “Opinion” ishte dhe në Lviv, një nga qytetet e mëdha më pranë kufirit me Poloninë, nëpërmjet të cilit po udhëtojnë qytetarët e kërcënuar nga lufta dhe më pas nisen drejt kufirit.
“Opinion” ka marrë dhe dëshmitë e qytetarëve ukrainas që lanë gjithçka për t’i shpëtuar agresionit rus, madje dhe familjet e tyre./ Opinion.al