Aktualitet

Arrestimi i protestuesve, aktivistët para Drejtorisë së Policisë: S’na ndalni dot


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:52 - 11/03/22 |
Opi Nion

Pas arrestimit të 23 protestuesve në Tiranë, përfaqësues së shoqërisë civile janë mbledhur këtë të premte përpara Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe kërkojnë lirimin e të arrestuarve.

Ata kanë theksuar se kjo protestë nuk është vetëm për rritjen e çmimit të naftës por për rritjen e të gjitha çmimeve në vendin tonë.

“Ne po protestojmë për krizën e përgjithshme ekonomike që na la pa brekë. Nafta nuk është rritur as në Ukrainë aty ku po shpërthejnë predhat. Ne nuk do lejojmë këtë situatë. Njerëzit që dalin në protesta e drejtojnë shtetin. Ata që marrin vendime në tavolina janë sulltanë, që duan të ndajnë copën e tortës. Ju bëj thirrje qytetarëve që të vijnë të na bashkohen.” – tha Goci.

Një tjetër protestues ka deklaruar se arrestimit nuk do i ndalojnë për të protestuar sërish.

“Kjo që po ndodh nuk ka të ndalur. Edhe me arrestimet e orëve të fundit, kjo nuk ka për të ndalur. Këta zotërinj që administrojnë shtetin, nuk e kuptojnë që nuk mund të na ndalin dot. Nuk kanë as kapacitet për të mbajtur ata që arrestojnë” – tha një tjetër protestues.

Pas