Emisioni “Opinion” në Tv Klan mbrëmjen e kësaj të mërkure sjell një intervistë me ministren e Shëndetësisë, Evis Sala. Rreth 5 muaj më parë, kur kryeministri Rama prezantoi qeverinë e tij, një nga emrat më befasues dhe më kurioz, ishte emri i ministres Evis Sala.
Lindur në një familje me prindër intelektualë të asaj kohe, Sala kishte studiuar për mjekësi në Tiranë, më pas u transferua në Britaninë e Madhe, madje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Itali dhe më pas është kthyer sërish në Britaninë e Madhe.
Ka pasur një karrierë 30 vjeçare në disa vende të ndryshme të botës. Ndërkohë që pranoi një ofertë për të qenë Ministre e Shëndetësisë?! Evis Sala i rrëfen në “Opinion” gjithçka që lidhet me detyrën e saj të re.

















