Emisioni i 17 shkurtit i “Opinion” në Tv Klan i kushtohet Kosovës, 18 vite që nga momenti kur ajo u bë e pavarur pas një lufte të përgjakshme dhe sakrificash njerëzore për liri.
Në pjesën e parë të emisionit, do të ketë një përmbledhje të gjithë asaj që ka ndodhur sot në Kosovë, nga nderimet e deri tek aktivitetet. Nuk do lihet pa u prekur dhe marshimi për drejtësi të ish-krerëve të UÇK-së, të cilët po përballën në Gjykatën Speciale të Hagës me kërkesën për 45 vite burgim për secilin.
Për diskutim, në lidhje të drejtpërdrejtë do të jenë:
Fatmir Sejdiu – Ish-President i Kosovës
Ahmet Shala – Ish-Minister i Ekonomisë dhe Financave
Blerta Dalloshi Berisha – Gazetare TV Klan
Por, përveç Kosovës, në studion e “Opinion” është dhe profesori i matematikës, Agim Agushi, i cili ka thyer 17 herë rekordin Guiness për mbajtjen e topit me kokë. Rekordin e ri e shënoi dhe në studion “Opinion”.

















