Në pjesën e parë të emisionit “Opinion”, në Tv Klan, mbrëmjen e kësaj të hëne, u diskutua mbi sulmin me armë zjarri që ndodhi në një hotel në Uashington, ku po mbahej darka e korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, dhe ku shënjestër ishte Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump.
Të ftuarit në studio ishin:
Denis Deliu, ish-ushtarak
Ermal Jauri, ekspert sigurie
Ky rast ka rihapur edhe një herë çështjen e sigurisë të personazheve më të rëndësishme botërore, sidomos ato amerikane. Nuk është hera e parë që Trump-it i rrezikohet jeta, ndaj dhe ngrihen mjaft pikëpyetje ndaj sigurisë së tij.

















