I ftuar në emisionin “Opinion” mbrëmjen e së enjtes (7 Prill) ka qenë kryeministri i vendit Edi Rama.
Në një intervistë përballë gazetarit Blendi Fevzi, kryeministri Rama ka folur për çështjen e inceneratorëve, energjinë elektrike dhe çfarë po ndodh me çmimin e saj, rritjen e çmimeve dhe projektet madhore të qeverisë si dhe pikëpyetjet e lidhura me to.
Ndër të tjera është diskutuar për zgjedhjen e presidentin e ri dhe bashkëpunimin me opozitën si dhe çështjet që lidhen me Këshillimin Kombëtar e përqëndruar në tre pika kryesore:
- Legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.
- Çështja e amnistisë fiskale
- Reagimi i shqiptarëve për Ballkanin e Hapur
Ndërsa në pjesën e tretë është transmetuar një material interesant, ku janë shfaqur pamjet e operacionit Pelikan të tetorit të vitit 1991. Bëhet fjalë për kohën kur italianët mbërritën në Shqipëri për të sjellë ushqime , i shpërndanë vetë si dhe 1000 tekste shkollore.
Për këto dhe më tepër ndiqni emisionin “Opinion”: