Kronikë

Emri/U gjet e pajetë në liqenin e Kastriotit në Dibër,identifikohet trupi i gruas


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 15:54 - 08/04/22 |
Opi Nion

Trupi i një gruaje u gjet i pajetë ditën e sotme në liqenin e Kastriotit në Dibër.

Mësohet se pas disa orësh është bërë i mundur edhe identifikimi i trupit të pajetë të viktimës.

Sipas “Klan News”, kufoma i përket një 27-vjeçareje, e cila është identifikuar si Shpëtime Shehu.

Paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni. Ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe rrethanave të vdekjes së saj./Opinion.al

Pas